 |
|
Autoritetet e qytetit thonë se nivelet e iodinës radioaktive në disa zona janë dy herë më të larta |
Banorët e Tokjos janë paralajmëruar të mos u japin fëmijëve ujë nga rubinetat, sepse rrezatimi nga uzina bërthamore e dëmtuar
në Fukushima ka ndotur furnizimet me ujë.
Autoritetet e qytetit thonë se nivelet e iodinës radioaktive në disa zona janë dy herë më të larta sesa niveli i rekomanduar
i sigurisë.
Banorëve që jetojnë në afërsi të uzinës së Fukushimës, u është thënë që të mos konsumojnë një numër perimesh për shkak të
frikës nga rrezatimi.
Përpjekjet për të ftohur uzinën e tejnxehur janë ndërprerë sërish dhe punonjësit janë evakuar kur u pa se tym i zi dilte nga
njëri prej reaktorëve.
|