BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E martė, 14 tetor 2008 - 10:28 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Nga Getisburgu nė zgjedhjet amerikane
 

 
 
Autobusi i BBCsė
Autobusi i BBC-sė ndaloi nė qytetin e vogėl amerikan Getisburg, nė Pensilvani.
Beteja e Getisburgut qė u zhvillua mė 1-3 korrik 1863 ishte beteja me numrin mė tė madh tė viktimave nė Luftėn Civile amerikane - 46 deri ne 51 mijė syresh - dhe shumė historianė mendojnė se ishte pika kthesė qė i dha fitoren Bashkimit tė veriut kundėr Kofederatės sė jugut.

Unė e vizitova kėtė fushė historike ndėrsa autobusi i BBC-sė ndaloi nė qytetin e vogėl amerikan Getisburg, nė Pensilvani.

Fusha e Getisburgut ėshtė ende njė vend peligrinazhi, mounumente e flamuj tė kofederatės janė vendosur atje ku janė vrarė ushtarė tė konfederatės, dhe flamurė tė bashkimit janė tė shpėrndarė andje kėndej nėpėr fushė, nė bregoren e varrezave qė ishte epiqendra e luftės kundėr skllavėrisė.

Fusha tė jep njė ndjenjė krejt tė veēantė. Sheh gurė tė vegjėl me flamurin e konfederatės aje ku kanė rėnė ushtarė tė konfederatės dhe fare afėr, nė njė distancė qė i lejontė madje edhe tė flisnin me njėri-tjetrin, sheh gurė tė ngjashėm por me flamurin e bashkimit.

Fjalimi i Getisburgut
Fusha e Getisburgut ku u zhvillua beteja e famshme e Luftes civile amerikane.

Katėr muaj mė vonė, nė nėntor 1863 presidenti Abraham Linkoln mbajti gjatė njė ceremonie nė kujtim tė tė vrarėve nė kėtė betejė fjalimin e shumėnjohur tė Getisburgut.

Fjalimi i shkruar me kujdes nga Linkolni konsiderohet si nje nga fjalimet mė tė mėdha nė historinė e Amerikės.

Nė pak mė shumė se dy minuta ai nėnvizoi parimet e barazisė njėrėzore qė ishin pėrqafuar nga Deklarata e Pavarėsisė dhe e ripėrcaktoi Luftėn Civile jo thjesht si njė luftė pėr Bashkimin por si “njė lindje e re e lirisė” qė do tė sillte barazi tė vėrtetė pėr qytetarėt e saj dhe qė do tė krijonte gjithashtu njė komb tė bashkuar.

Baballarėt tanė, tha ai, krijuan njė komb tė ri, qė u mbars nė liri dhe qė ka si bazė parimin se tė gjithė njerėzit janė krijuar tė barabartė.
“Dhe ky komb nėn Zotin, do tė ketė njė lindje tė re lirije, dhe qeveria e popullit, nga populli, pėr popullin nuk do tė zhduket nga Dheu”

Historiani Michael Birkner thotė se kjo betejė ka njė rėndėsi tė veēantė.

Getisburgu dhe demokracia
Fusha e Getisburgut ku u zhvillua beteja e famshme e Luftes civile amerikane.

Historia e SHBA-sė ėshtė lidhur me skllavėrinė, Getisburgun, luftėn pėr tė drejtat civile, dhe ndoshta, ndoshta njė njeri me ngjyrė nė Shtėpinė e Bardhė.

Por pėr kėtė do tė duhet tė presim edhė pak pėr tė parė se ēfarė do tė ndodhė.

Doktor Birkner sheh njė lidhje midis betejės sė Getisburgut dhe tė sotmes.
“Ajo qė shihni kėtu ėshtė pika bazė e demokracisė amerikane,” thotė zoti Birkner.

“Nėse kėtė luftė do ta kishte fituar Jugu do tė kishim njė gjė krejt tjetėr, por ata nuk fituan dhe Bashkimi bėri qėndresė dhe Linkolini erdhi kėtu dhe shpjegoi pse ishte e rėndėsishme qė kėta burra u vranė,” thotė ai.

Zoti Birkner thotė se demokracia amerikane ėshtė njė pėrmbushje e fjalimit tė Getisburgut.

“Ēfarė bėri fjalimi i Getisburgut pėrveēse i dha njė shtytje demokracisė pėr tė pėrfshirė jo thjesht tė bardhėt, por tė gjithė duke pėrfshirė edhe afrikano-amerikanėt,” thotė ai.

“Linkolni nuk lė asnjė jashtė, prandaj ka kėtė rezonancė nė tė gjithė botėn, sepse ai thotė se demokracia ėshtė pėr tė gjithė njerėzit.

“Obama nuk ishte pjesė e popullit nė vitin 1862, ai nuk ishte pjesė e popullit as nė korrik 1863, por duhej mundur jugu dhe duhej vendosur republika qė kishte Linkolni nė mend pėr tė arritur kėtė qė kemi sot.”

Pas fjalimit tė Linkolnit, demokracia amerikane ndėrmori hapa tė tjerė pėrpara: U dha grave tė drejtėn pėr tė votuar nė vitin 1919, u dha afrikoano-amerikanėve tė drejtat bazė civilė nė vitet 1960, dhe tani ka mundėsinė qė tė ketė njė afrikano-amerikan si president tė Shteteve tė Bahkuara qė tė udheheqė kėtė vend.

Kjo pėr shumė amerikanė ėshtė njė pėrmbushje e premtimit tė Linkolinit pėr njė lindje tė re tė lirisė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake