Gjithashtu: Historia e EURO-s  
Si duket Euro
 
 
 
Doni të shkëmbeni para ?
 
 
 
 
Doni të shkëmbeni para ?

 


10 euro
Përmasat: 127 x 67 mm
Ngjyra: E kuqe
5 euro
Përmasat: 120 x 62 mm
Ngjyra: Gri


Duke filluar nga janari i vitit 2002 miliona njerëz në të gjithë Evropën do të zënë radhë në bankat apo postat e tyre për të marrë paranë e re, ndërkohë që makinat automatike të parave po konvertohen për të përdorur euro-n.

Shumica e qindarkave do të futen në qarkullim nëpërmjet dyqaneve, të cilat do të kthejnë euro pas pagesave me para kombëtare.

Futja e parasë së re do të jetë një tmerr logjistik, si dhe një problem shumë i madh përsa i përket sigurisë.


Miliarda kartmonedha dhe monedha duhen mbajtur në vende të sigurta dhe pastaj të shpërndahen pa probleme nëpër dyqane dhe banka në të gjithë eurozonën.

Edhe pse Britania nuk ka vendosur ende për t'u futur në bashkimin monetar, Banka e Anglisë ka prodhuar tashmë një sasi kartmonedhash euro në shtypshkronjën e saj në Eseks. Kjo sasi ishte pjesë e një prove të organizuar nga Banka Qendrore Evropiane për t'u siguruar se faktorë të tillë si ngjyra e bojës janë të njëjtë në të gjithë Evropën.

Banka e Anglisë nuk ka pranuar të thotë se sa kartmonedha euro ka shtypur, por njoftimet thonë se sasia është rreth nëntë milionë.
 
^^ Kthehu në krye Kthehu tek faqja kryesore >>