Gjithashtu: Historia e EURO-s  
Si duket Euro
Paratë me vlerë të madhe
 
 
 
 
 
 
 
Paratë me vlerë të madhe

 


500 euro
Përmasat: 160 x 82mm
Ngjyra: e purpurt


Kartmonedha me vlerë 500 euro (rreth 470 dollarë) është kartmonedha me vlerën më të madhe nga të gjitha - dhe jo të gjithë janë të kënaqur me këtë. Kartmonedhat me vlerë të madhe mund të lëvizen lehtësisht dhe euro mund të bëhet monedha e preferueshme për ata që i bëjnë bisht pagimit të taksava dhe që duan të pastrojnë para.

Me një milion dollarë nuk mund të blesh aq drogë sa blije më parë, por me kartmonedhat 100-dollarëshe mund të mbushësh një valixhe të madhe. Po ta shkëmbesh këtë sasi me kartmonedha 500-euroshe, ajo sasi parash mund të futet në një çantë të madhe.

Megjithatë, në disa vende të eurozonës, si Austria, Belgjika dhe Hollanda, konsumatorët janë mësuar me monedha me vlera të mëdha. Për shembull, vlerësohet se kartmonedhat 1000-markëshe të Gjermanisë përbëjnë deri një të tretën e parave në qarkullim në këtë vend.

Banka Qëndrore Evropiane thotë se nuk mund të arrish ndonjë gjë duke racionuar kartmonedhat me vlerë të madhe; kriminelët thjesht do t'i ktheheshin kartmonedhave me vlerë më të vogël apo do të kalonin në monedha të huaja, për shembull, duke përdorur kartmonedhën 1000-frangëshe zvicerane.
 
^^ Kthehu në krye Kthehu tek faqja kryesore >>