Çështjet sipas partive
 
 
 
Mirëqenie dhe punësim
 
 
 
Mirëqenie dhe punësim

 

PS premton 100 mije vende të reja pune; 4000 dollarë të ardhura për frymë; 6-7 përqind rritje ekonomike çdo vit; përgjysmim të varfërisë dhe 14 mijë familje t'i largojë përfundimisht nga varfëria; një e treta e buxhetit për mbrojtje sociale.

PD premton rritje të mirëqenies së qytetarëve shqiptarë dhe zhdukjen e mjerimit; uljen e papunësisë në nivelin mesatar të vendeve të zhvilluara;privatizim të plotë dhe të shpejtë të ndërmarrjeve të mëdha duke përdorur edhe letrat me vlerë; zgjidhje përfundimtare të problemeve të pronësisë mbi tokën; krijim i zonave të lira dhe parqeve industriale.

LSI premton se do t'i japë fund varfërisë e mjerimit, se do t'i hapë rrugë zhvillimit ekonomik të vendit dhe se punësimi është prioriteti absolut i platformës së tyre qeverisëse.

LZHK premton se qëllimi kryesor i politikës ekonomike të saj është që çdo individ të jetojë sa më mirë e të përmirësojë vazhdimisht gjendjen e tij materiale, se do të rrisë me 8 përqind çdo vit të ardhurat për frymë dhe se do të çojë në nivelin e pagave të sektorit privat pagat e administratës publike.
 
^^ Kthehu në krye Kthehu tek faqja kryesore >>