Çështjet sipas partive
 
Edukimi
 
 
 
 
 
Edukimi

 

PS zotohet për kopshte dhe çerdhe për dy herë më shumë fëmijë; shkolla të mesme profesionale për dy herë më shumë nxenësë; universitete me dyer të hapura për çdo të ri; dyfishim të pagave të mësuesve; libra falas për arsimin 9 vjeçar;

PD zotohet për arsim parashkollor për jo më pak se 80 përqind të fëmijëve 5-6 vjeç; tolerancë zero ndaj analfabetizmit dhe libra falas; rritje me 100 përqind të nxënësve në shkollat e mesme; më 2009, 50 përqind e nxënësve të shkojnë në Universitet; autonomi e plote financiare dhe administrative në universitete deri në departamente.

LSI synon të bëjë sipas programit te saj, që arsimi shqiptar të dalë nga mediokriteti dhe korrupsioni, paaftësia dhe injoranca; t'i jepet fund analfabetizmit; shkollës t'i kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur; të rinjtë të kthejnë sytë nga shkolla kombëtare.

LZHK premton një reformë të thellë dhe të gjërë; detyrim me ligj që çdo fëmijë të shkojë në shkollë; subvencione për familjet e varfëra për arsimimin e fëmijëve; universitet i hapur për të gjithë; paga të larta për mësuesit dhe pedagogët.
 
^^ Kthehu në krye Kthehu tek faqja kryesore >>