Çështjet sipas partive
Hyrje
 
 
 
 
 
 
Hyrje

 

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme politike të 3 korrikut zyrtarisht filloi më 3 qershor.

Partia Socialiste në pushtet me sloganin e saj kryesor "Mbro të ardhmen!" kërkon të fitojë edhe një mandat të ri qeverisës.

Partia Demokratike në opozitë me sloganin e saj "Koha për ndryshim!" synon rikthimin në pushtet.

Në këto zgjedhje pritet të marrin pjesë 24 subjekte zgjedhore. Prej tyre, deputetë në legjislaturën e kaluar kanë patur përveç dy forcave kryesore politike, PS-së dhe PD-së, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), Partia Demokrate e Re, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZhK), Partia Social Demokrate, Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Partia Agrare e Shqipërisë, Partia Aleanca Demokratike, Partia Republikane Shqiptare, Partia Demokracia Sociale, Partia Demokristiane, Partia Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut.

Klikoni në lidhjet në të majtë për të mësuar cili është angazhimi i disa prej partive kryesore në çështje nga platformat e tyre të bëra publike
 
^^ Kthehu në krye Kthehu tek faqja kryesore >>