Momentet ky?e t? BE-s?Historia e Euro-s  
Zgjerimi i Evropës
 
 
 
 
Hungaria
 
 
 
 
 
 
 
 
Hungaria

 

Kryeqyteti hungarez, Budapest
Dy pjesët e kryeqytetit, Buda dhe Pest, ndahen nga lumi i Danubit
Sipërfaqja: 90 030 km2
Popullsia: 10 159 000


Hungaria ka një kulturë shumëgjyrëshe dhe të ndryshme që pasqyron popujt e ndryshëm që jetojnë në të - shumica magjare, pakicat rome e gjermane, apo popullësi të vogla sllovake, kroate, serbe dhe rumune.

Ajo ka tradita të pasura në muzikën folklorike dhe klasike dhe është vendlindja e një numri të madh instrumentistësh dhe kompozitorësh të famshëm, si Franz Liszt, Bela Bartok apo Zoltan Kodaly.

Hungaria luajti një rol të rëndësishëm në shpejtimin e rrëzimit të komunizmit kur në vitin 1989 ajo hapi kufinjtë me Austrinë, duke lejuar mijëra gjermanolindorë të shpëtojnë në perëndim.

Ajo ishte gjithashtu vendi i parë evropianolindor që përqafoi aspekte të ekonomisë së tregut, ndërsa ishte ende nën sundimin komunist kur në vitin 1968 lejoi një decentralizim të pjesshëm të ekonomisë.

Faktet
Treguesit shoqërorë
• Jetëgjatësia: 68,26 (m), 76,56 (f)
• Të ardhurat mesatare: 5 301 euro (në vit, 2001)
• Automjete: 26 për 100 vetë
• Celularë: 68 për 100 vetë
• Përdorues interneti: 16%
Grupet kryesore etnike (2000)
• Hungarezë: 98,6%
• Romë: 0,5%
• Gjermanë: 0,3%
Ekonomia
• Inflacioni: 4,7% (2003)
• Papunësia: 5,9% (2004)
• GDP-ja për frymë: 53% e mesatares së BE-së
• Ritmet e rritjes: 2,9% (2002-2003)
• Eksportet kryesore: pajisje telekomunikacioni, motorra, kompjuter
Njerëzit që punojnë në...
• Bujqësi: 6,0%
• Industri: 34,2%
• Shërbime: 59,8%
Kjo ka ndihmuar në lehtësimin e tranzicionit të saj drejt tregut të lirë. Kështu, katër vjet pas rrëzimit të komunizmit, gati gjysma e ekonomisë së saj ka kaluar në sektorin privat, dhe në vitin 1998 ajo tërhiqte gati gjysmën e investimeve të drejtëpërdrejta të huaja në rajonin e saj.

Investimet nga kompanitë evropiane, aziatike dhe amerikanoveriore shkuan deri në 20 miliardë dollarë dekadën e fundit duke përfituar nga një fuqi punëtore shumë e kualifikuar dhe relativisht e lirë.

Vendi u pranua në NATO në vitin 1999 dhe populli i Hungarisë ka votuar në një referendum në favor të anëtarësisë në BE me një shumicë dërrmuese prej 84%.
Hungaria është në zemër të Evropës duke u kufizuar nga Austria, Sllovakia, Rumania, Serbia/Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia e Ukraina.

Ajo ka thënë se do të jetë e gatshme të marrë përgjegjësi të plotë për kufinjtë e BE-së në vitin 2007, kur Hungaria pret që të përfshihet në marrëveshjen Schengen që lejon lëvizjen e lirë në 13 nga 15 vendet e tanishme të BE-së.

Megjithatë, mbeten ende për t'u zgjidhur një numër problemesh të trashëguara nga koha komuniste, si ndotja dhe dëmtimi i mjedisit.
Ajo gjithashtu po punon për të zgjidhur probleme të tjera të trashëguara si diskriminimi i pakicës rome, si dhe për të goditur problemet e korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

Kryesisht për shkak të shpërbërjes së Perandorisë Austro-Hungareze pas Luftës së Parë Botërore, disa milionë hungarezë etnikë jetojnë tani në vendet fqinje. Hungaria aprovoi një ligj të debatueshëm të Statusit në vitin 2001. Ajo i referohej këtij grupi si pjesë e "kombit të bashkuar hungarez" dhe u dha atyre të drejtën për të punuar, studiuar dhe për kujdes të përkohshëm shëndetësor në Hungari.

Fqinjët e Hungarisë e kritikuan ligjin duke thënë se ai ndërhynte në sovranitetin e tyre dhe diskriminonte grupe të tjera etnike, ndërsa BE-ja e kundërshtoi se ai shkelte rregullin e mundësive të barabarta. Me anëtarësimin në BE si prioritet në politikën e saj, Hungaria e ndryshoi ligjin në verën e vitit 2003 dhe si rrjedhim Rumania dhe Sllovakia nënshkruan traktate që i dhanë fund këtyre mosmarrëveshjeve.

Burimi i shifrave: Komisioni Evropian/ Eurostat, Europa World. (Të dhënat e vitit 2002 nëse nuk jepen ndryshe)
 
^^ Kthehu në krye Kthehu tek faqja kryesore >>