Momentet ky?e t? BE-s?Historia e Euro-s  
Zgjerimi i Evropës
 
 
 
Estonia
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Estonia

 

Kryeqyteti estonez Talin
Kryeqyteti estonez Talin që daton që nga shekulli i 14
Sipërfaqja: 45 227 km2
Popullsia: 1 359 000


Një vend i vogël dhe me shumë pyje, Estonia është vendi më verior nga tre ish-republikat sovjetike të Balltikut.

Por ajo është gjithashtu edhe vendi me tendenca më perëndimore për shkak të lidhjeve të ngushta me Finlandën, që shkojnë që në periudhën e pushtimit sovjetik 1940-1991, kur fqinji i saj shërbeu si një frymëzues dhe dritare e botës.

Estonia ishte pjesë e Perandorisë Ruse deri në vitin 1918 kur shpalli pavarësinë. Rusia e njohu atë si shtet të pavarur me Traktatit të Tartusë në vitin 1920.

Gjatë dy dekadave që pasuan, Estonia u përpoq të vendoste identitetin e saj si komb gjatë periudhës së ngritjes së nazizmit në Gjemani dhe dominimit të Stalinit në BRSS.

Faktet
Treguesit shoqërorë
• Jetëgjatësia: 65,3 (m), 77,1 (f)
• Të ardhurat mesatare: 4 343 euro (në vit, 2001)
• Automjete: 30 për 100 vetë
• Celularë: 65 për 100 vetë
• Përdorues interneti: 33%
Grupet kryesore etnike (2000)
• Estonezë: 65,3%
• Rusë: 28,1%
• Ukrainas: 2,5%
• Bjellorusë: 1,5%
• Finlandezë: 0,9%
Ekonomia
• Inflacioni: 1,4% (2003)
• Papunësia: 9,5% (2004)
• GDP-ja për frymë: 40% e mesatares së BE-së
• Ritmet e rritjes: 4,6% (2002-2003)
• Eksportet kryesore: pajisje telekomunikacioni, mobilje, punime të thjeshta druri
Njerëzit që punojnë në...
• Bujqësi: 6,5%
• Industri: 30,9%
• Shërbime: 62,6%
Pas një pakti midis Hitlerit dhe Stalinit, Estonia u pushtua nga trupat sovjetike në vitin 1940 dhe vendi u përfshi në Bashkimin Sovjetik. Forcat naziste i përzunë sovjetikët në vitin 1941, por Ushtria e Kuqe u rikthye në vitin 1944 dhe mbeti atje për gjysmë shekulli.

Pak më shumë se një dekadë pasi rifitoi pavarësinë me shpërbërjen e BRSS-së, Estonia u pranua në NATO në mars të vitit 2004.

Që kur doli nga dara e Moskës në vitin 1991, Estonia ka vrapuar përpara ekonomikisht duke ndjekur një kurs të fortë reformash të tregut.

Ajo filloi nga zeroja dhe u bë një nga vendet ku zhvillimi teknologjik mori një nga zhvillimet më të shpejta në Evropë, duke u bërë në vitin 2000 vendi i parë që i ktheu takimet e kabinetit në sesione pa letra duke përdorur një sistem dokumentimi nëpërmjet internetit. Estonia dëshiron të jetë vendi i parë nga anëtaret e reja të BE-së që të futet në zonën e euros.

Trashëgimia e viteve sovjetike ka lënë shenjat e saj: shumica e punëtorëve kryesisht rusë të industrisë që u sollën në vend dekada më parë kanë përfunduar pa shtetësinë estoneze, pjesërisht për shkak të kërkesës për të kaluar provimin e gjuhës estoneze, por edhe sepse disa nuk e konsiderojnë të nevojshme shtetësinë. Si pasojë, një pjesë e popullsisë nuk ka shtetësi të ndonjë lloji.

Burimi i shifrave: Komisioni Evropian/ Eurostat, Europa World. (Të dhënat e vitit 2002 nëse nuk jepen ndryshe)
 
^^ Kthehu në krye Kthehu tek faqja kryesore >>