Momentet ky?e t? BE-s?Historia e Euro-s  
Zgjerimi i Evropės
 
Qipro
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Qipro

 

Qipriotėt nga tė dy komunitetet kalojnė 'vijėn e gjelbėr' nė vitin 2003
Qipriotėt nga tė dy komunitetet kalojnė 'vijėn e gjelbėr' nė vitin 2003
Sipėrfaqja: 9 251 km2
Popullsia: 797 800


Duke qenė tradicionalisht vendlindja e perėndeshės sė lashtė tė dashurisė, Afėrdita, historia moderne e Qipros, nė tė kundėrt, ėshtė dominuar nga armiqėsia midis banorėve tė saj grekė dhe turq.

Qiproja ėshtė ndarė qė nė vitin 1974 kur Turqia pushtoi veriun e ishullit si kundėrpėrgjigje ndaj njė grushti ushtarak qė u mbėshtet nga qeveria e Athinės.
Pushtimi turk praktikisht e ndau ishullin nė dy pjesė, njė e treta veriore e banuar nga qipriotėt turq dhe dy tė tretat jugore nga qipriotėt grekė.
Njė "Vijė e gjelbėr" - qė ndan tė dy pjesėt nga Morphou nėpėr Nikosia nė Famagusta - patrullohet nga trupa tė OKB-sė.

Nė vitin 1983 pjesa turke e shpalli veten Republika Turke e Qipros Veriore. Ajo njihet vetėm nga Turqia.

Faktet
Treguesit shoqėrorė
• Jetėgjatėsia: 76,1 (m), 81 (f)
• Tė ardhurat mesatare: 17 607 euro (nė vit, 2001)
• Automjete: 40 pėr 100 vetė
• Celularė: 58 pėr 100 vetė
• Pėrdorues interneti: 29%
Grupet kryesore etnike (2001)
• Grekė: 80,6%
• Turq: 11,1% (pa pėrfshirė 115000 kolonė nga Turqia)
• Tė tjerė: 8,3%
Ekonomia
• Inflacioni: 4,0%
• Papunėsia: 4,7% (2003)
• GDP-ja pėr frymė: 77% e mesatares sė BE-sė
• Ritmet e rritjes: 2,2% (2002-2003)
• Eksportet kryesore: medikamente, fruta dhe arra, perime
Njerėzit qė punojnė nė...
• Bujqėsi: 5,3%
• Industri: 23,2%
• Shėrbime:71,6%
Perspektiva e zgjerimit tė BE-sė i bėri ata tė kėrkojnė njė zgjidhje pėr ribashkimin e ishullit. Qė nga viti 2002 janė zhvilluar bisedime me ndėrmejtėsinė e OKB-sė.

Sipas planit tė fundit tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kofi Annan, ky i fundit ka anashkaluar mosmarrėveshjet e tė dy palėve dhe e ka hedhur planin e tij pėr ribashkimin e ishullit nė referendum.

Turqia ka njė interes tė veēantė qė situata tė zgjidhet, sepse aspiratat e saj pėr nė BE lidhen me ribashkimin e ishullit.

Megjithė situatėn politike tė paqėndrueshme, ekonomia nė Qipron greke ka lulėzuar qė nga lufta e vitit 1974. Bazuar nė sektorin e ekonomisė pa taksa, transportin detar dhe turizmin masiv, qipriotėt grekė gėzojnė njė nivel mė tė lartė jetese se qytetarėt nė Greqi dhe Portugali.

Nė pjesėn veriore, si rezultat i saksioneve ndėrkombėtare pėr dekada tė tėra, koha ka mbetur nė vend, dhe bujqėsia dhe agro-turizmi e ka tė vėshtirė tė konkurojė me bizneset e mėdha tė kazinove, njė biznes i jashtėligjshėm nė jug.

Burimi i shifrave: Komisioni Evropian/ Eurostat, Europa World. (Tė dhėnat e vitit 2002 nėse nuk jepen ndryshe)
 
^^ Kthehu nė krye Kthehu tek faqja kryesore >>