Momentet ky?e t? BE-s?Historia e Euro-s  
Zgjerimi i Evropës
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Sllovakia
 
 
 
Sllovakia

 

Kryeqyteti sllovak Bratislava
Vendndodhja e Bratislavës mbi Danub e bën atë një urë të rëndësishme transporti
Sipërfaqja: 49 034 km2
Popullsia: 5 379 000


Pjesë e Çekosllovakisë deri në "ndarjen e kadifenjtë" në vitin 1993, vitet e pavarësisë së Sllovakisë mund të ndahen në dy kapituj të veçantë.

Historia në kapitullin e parë karakterizohet nga marrëdhënie të akullta me Bashkimin Evropian dhe NATO-n të kombinuar me kundërshtimin e reformave ekonomike.

Kapitulli i dytë është dëshmitar i një ndryshimi të plotë të drejtimit dhe të ecjes drejt përqafimit të të trejave: BE-së, NATO-s dhe reformave.

Pesë vitet e para pas pavarësisë, ka pasur kritika të forta ndërkombëtare ndaj mungesës së respektit për të drejtat e pakicave dhe procesit demokratik të ndjekur nga kryeministri autoritar Vladimir Meciar.

Faktet
Treguesit shoqërorë
• Jetëgjatësia: 72,7 (m), 80,5 (f)
• Të ardhurat mesatare: 3 837 euro (në vit, 2001)
• Automjete: 25 për 100 vetë
• Celularë: 54 për 100 vetë
• Përdorues interneti: 22%
Grupet kryesore etnike
• Sllovakë: 85,8%
• Hungarezë: 9,7%
• Romë: 1,7%
Ekonomia
• Inflacioni: 8,8% (2003)
• Papunësia: 15,97% (mars 2004)
• GDP-ja për frymë: 47% e mesatares së BE-së
• Ritmet e rritjes: 4,2% (2002-2003)
• Eksportet kryesore: automjetet, prodhime të rafinuara nafte, hekur i shtypur dhe çelik
Njerëzit që punojnë në...
• Bujqësi: 6,6%
• Industri: 38,2%
• Shërbime: 55,3%
Ai udhëhoqi disa qeveri koalicioni duke ndjekur politika nacionaliste dhe populiste deri në tetor të vitit 1998 kur një aleancë partish liberale, centriste, të majta dhe hungareze etnike e largoi atë nga pushteti duke formuar një koalicion të ri me kryeministër Mikulas Dzurinda.

Nën drejtimin e Dzurindas, i cili fitoi një mandat të dytë në vitin 2002, Sllovakia ka ecur përpara me reformat duke hyrë në NATO në vitin 2004, dhe në BE të njëjtin vit. Sllovakët votuan në favor të anëtarësisë në BE në një referendum në maj të vitit 2003.

Megjithatë, ndryshimet nuk kanë ardhur lehtë. Privatizimi ka çuar në papunësi në rritje që tani është rreth 20%, nga më të lartët në Evropë. Qeveria e tanishme ka ndërmarrë gjithashtu hapa për të përmirësuar fatin e pakicave, megjithëse kritikët thonë se ka pak shenja përparimi. Komuniteti etnik hungarez kërkon autonomi më të madhe në arsim e kulturë.

Sllovakia ka një numër të konsiderueshëm popullsie rome që vuan nga nivele shumë të ulta varfërie dhe mungese shoqërore. Disa vende të BE-së kanë vendosur kërkesën e vizës për sllovakët gjatë fundit të viteve 1990 për shkak të numrit të madh të romëve që kërkonin strehim politik jashtë.

Burimi i shifrave: Komisioni Evropian/ Eurostat/ Europa World. (Të dhënat e vitit 2002 nëse nuk jepen ndryshe)
 
^^ Kthehu në krye Kthehu tek faqja kryesore >>