STADIUMET E EURO 2004
 
 
 
 
 
 
 
 
 
ESTADIO DA LUZ
 
 
ESTADIO DA LUZ nė Lisbonė

 

Estadio da Luz
Stadiumi Estadio da Luz
Kapaciteti i stadiumit: 65 mijė
Kostoja: 78.1 milionė stėrlina
Ekipi vendas: Benfika


Ky ėshtė stadiumi i klubit tė njohur portugez tė Benfikės, dhe njihet si 'katedralja' nga tifozėt e tij. Nė kėtė stadium do tė zhvillohet ndeshja finale e Euro 2004-ės.

Estadio Da Luz (Stadiumi i Dritės) u projektua nga ekipi i arkitektėve qė punuan pėr stadiumin e Sidnejt tė Australisė pėr Lojėrat Olimpike tė vitit 2000.
Pėr t'iu pėrmbajtur emrit tė stadiumit, arkitektėt kanė shfrytėzuar nė maksimum dritėn natyrore.

Ky ėshtė stadiumi mė i madh nė Portugali. Ndėr tė tjera ai ka 55 bare.

Lisbona
Ndeshjet nė kėtė stadium
• 13 qershor: Francė - Angli
• 16 qershor: Rusi - Portugali
• 21 qershor: Kroaci - Angli
Ēerekfinalet
• 24 qershor: Fituesja e grupit A - E dyta e grupit B
• 4 korrik: Ndeshja finale

Kryeqyteti i Portugalisė, i cili shtrihet mbi njė zonė kodrinore nė veri tė lumit Tagus, ėshtė i njohur pėr jetėn e natės, restorantet, baret dhe klubet e shumėllojshme.

Nė Lisbonė ka mbi 30 lokale ku turistėt mund tė dėgjojnė variantin portugez tė kėngėve 'blues', qė njihen si kėngė 'fado', ndonėse duhet treguar kujdes pėr ēmimet e hyrjes nė kėto klube.

Nė Lisbonė ndodhet edhe njė nga lokalet mė tė preferuara tė natės, Luks, me shumė emėr edhe nė Europė, bashkėpronar i tė cilit ėshtė aktori i njohur John Malkoviē.

Nė kėtė rajon ndodhet edhe qyteti romantik Sintra me kėshtjellėn e saj si dhe pikat turistike Kaskais dhe Estoril.
 
^^ Kthehu nė krye Kthehu tek faqja kryesore >>