Zgjerimi i EvropësHistoria e Euro-s  
Momentet kyçe të BE-së
 
 
 
 
 
 
 
2000-
 
 
2000-

 


1 janar 2002
Monedhat kombëtare zëvendësohen me euro
Euro lindi më 1999 si monedhë zyrtare e 11vendeve. Greqia e vuri në qarkullim dy vjet më vonë ndonëse Suedia, Danimarka dhe Britania e Madhe qëndruan jashtë euro zonës. Më 1 janar 2002 euro u vu në qarkullim në 12 shtete anëtare dhe gjatë disa muajve të ardhshëm, monedhat e tyre kombëtare u nxorën jashtë përdorimi në disa etapa.

13 dhjetor 2003
Planet për kushtetutë evropiane hasin në vështirësi

Një Konventë e kryesuar nga ish-presidenti francez Valery Giscard d'Estaign ka kaluar pjesën më të madhe të vitit 2002 dhe 2003 duke hartuar kushtetutën e parë të BE-së. Qëllimet e saj ishin thjeshtësimi i traktateve të BE-së për ta bërë BE-në më të kuptueshme nga qytetarët e saj dhe për t'i ndihmuar funksionimit më efikas pas zgjerimit. Por një konferencë ndërqeveritare përfundon me konfuzion pasi shefat e shteteve dhe të qeverive nuk bien dakord rreth një teksti përfundimtar.

1 maj 2004
BE zgjerohet

Zgjerimi bëhet më 1 maj me përpjekje të nxitueshme për të ringjallur projekt kushtetutën. Zgjedhjet për Parlamentin Evropian në qershor 2004, të gjashtat qëkur filluan zgjedhjet evropiane më 1979, do të mbahen në njëzet e pestë vende nga Irlanda deri në Qipro dhe nga Malta deri në Finlandë.
 
^^ Kthehu në krye Kthehu tek faqja kryesore >>