Zgjerimi i EvropësHistoria e Euro-s  
Momentet kyçe të BE-së
 
 
 
 
 
 
1990
 
 
 
Vitet 1990

 


10 dhjetor, 1991
Traktati i Maastricht-it e kthen Komunitetin në Bashkim
Në dhjetor nënshkruhet Traktati i Maastricht-it për Bashkimin Evropian. Ai hap rrugën për bashkimin monetar dhe përfshin një kapitull për politikën sociale. Britania negocion që të qëndrojë jashtë të dyjave. Traktati fut gjithashtu elementin e shtetësisë evropiane duke u dhënë evropianëve të drejtën për të jetuar dhe votuar në zgjedhje në cilindo vend të BE-së si dhe përbën fillesën e bashkëpunimit evropian në çështjet e jashtme, sigurisë, strehimit politik dhe imigracionit.

1 nëntor, 1993
Traktati i Bashkimit Evropian hyn në fuqi

Traktati i Maastrichtit kaloi nëpër vështirësi në referendumet kombëtare. Danezët e kundërshtuan në qershor të vitit 1992 dhe e pranuan atë vetëm herën e dytë në maj të vitit 1993 pasi vendi u tërhoq nga bashkimi monetar, ashtu si edhe Britania. Në Francë vota pro ishte vetëm 50,4 % ndaj 49,6% kundër. Kishte gjithashtu zëra pakënaqësie të publikut në vende të tjera, përfshirë Gjermaninë e Britaninë.

26 mars, 1995
Pakti Schengen eliminon kufinjtë

Franca, Gjemania, Portugalia, Spanja dhe shtetet e Beneluksit janë vendet e para që heqin kontrollet kufitare, përveçse në kufinjtë e jashtëm të BE-së, pasuar më vonë nga Austria, Italia, Danimarka, Finlanda, Suedia dhe Greqia, por jo Briania apo Irlanda. Austria, Finlanda dhe Suedia u futën në BE në fillim të vitit 1995 duke e çuar në 15 numrin e vendeve anëtare. Norvegjia do të ishte anëtarësuar nëse votuesit nuk do ta kishin kundërshtuar këtë hap në një referendum të dytë.

2 tetor, 1997
Nënshkruhet traktati i Amsterdamit

Traktati fillon ta përgatisë BE-në për zgjerimin në drejtim të lindjes. Eliminohen veto të tjera kombëtare. Forcohen ligjet për punësimin dhe diskriminimin dhe kapitulli social i Traktatit të Maastrichtit bëhet zyrtarisht pjesë e ligjit të BE-së. Marrëveshja e Schengenit kthehet në ligj, megjithëse Irlanda dhe Britania qëndrojnë jashtë. Kjo i jep BE-së më shumë autoritetet për imigracionin dhe strehimin politik.

31 mars, 1998
Hapat e para të mëdha drejt zgjerimit

Hapen negociatat për anëtarësi me Qipron, Republikën Çeke, Estoninë, Hungarinë, Poloninë dhe Slloveninë. Një vit më vonë një grup tjetër vendesh afrohen në pragun e BE-së ndërsa fillojnë bisedimet e anëtarësisë me Rumaninë, Sllovakinë, Letoninë, Lituaninë, Bullgarinë dhe Maltën.

16 mars, 1999
Kriza e mashtrimeve në Komision dhe dorëheqja

BE-ja përballet me situatën më të rëndë ndërsa zbulimet për mashtrime, nepotizëm dhe keqadministrim trondisin komisionin. Të 20 komisionerët, përfshirë presidentitn Jacques Santer, japin dorëheqjen para se t'i largojë parlamenti. Në shtator, Romano Prodi bëhet presidenti i ri i komisionit duke premtuar ndryshime radikale në mënyrën e drejtimit të tij. Në detyrë riemërohen vetëm një numër i vogël nga komisionerët e mëparshëm.
 
^^ Kthehu në krye Kthehu tek faqja kryesore >>