Zgjerimi i EvropësHistoria e Euro-s  
Momentet kyçe të BE-së
 
1940
 
 
 
 
 
 
 
 
Vitet 1940

 


Evropa shpreson për një të ardhme paqësore
24 janar, 1948
Plane për një Evropë në paqe

Pas Luftës së Dytë Botërore nacionalizmi nuk është më i pëlqyeshëm në pjesë të tëra të Evropës kontinentale dhe mbështetja për federalizmin është e lartë. Bashkimi Evropian i Federalistëve organizon një kongres në Hagë në vitin 1948 me shpresën për të krijuar një kushtetutë evropiane. Por Britania e kundërshton qasjen drejt federalizmit dhe rezultat i kësaj është krijimi i Këshillit të Evropës, një grupim jo i ngushtë që bëhet gardian i të drejtave të njeriut në Evropë.

28 shkurt, 1949
Lind NATO-ja

Nënshkruhet Traktati i Uashingtonit nga SHBA-ja, Kanadaja dhe dhjetë vende të Evropës perëndimore: Britania, Franca, Shtetet e Beneluksit (Holanda, Belgjika, Luksemburgu), Islanda, Italia, Norvegjia dhe Portugalia. Karakteristika kyçe e paktit është paragrafi i mbrojtjes së dyanshme: nëse njëri prej vendeve sulmohet vendet e tjera do të dalin në mbrojtje të tij. Amerikanët mbështesin integrimin evropian, por do të duhet të kalojë edhe një vit para se të bëhet përparim i vërtetë në këtë fushë.
 
^^ Kthehu në krye Kthehu tek faqja kryesore >>