http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E premte, 04 mars 2011 - 13:43 CET

KQZ bën thirrje për regjistrim në zgjedhjet lokale

Në Shqipëri 11 parti politike janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore t; parashikuara për t'u mbajtur më 8 maj të këtij viti.

Lajmi u bë i ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Sipas këtij komisioni janë 26 parti që kërkojnë të marrin pjesë në këto zgjedhje, por që ende nuk janë regjistruar.

Ky është numri më i ulët i pjesmarrjes së forcave politike në zgjedhjet e viteve të fundit. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 morën pjesë 45 parti politike. Sipas ligjit shqiptar afati i regjistrimit të forcave politike pjesmarrëse në këto zgjedhje është deri më 8 mars. Midis tyre janë edhe PS dhe PBDNJ, dy prej partive kryesore te opozitës.

Kreu i KQZ Arben Ristani, duke u bërë thirrje forcave politike të zbatojnë afatet ligjore paralajmeroi se në rast të kundërt “palët do të ndëshkohen”.

Zoti Ristani ju referua edhe njëherë çështjes se përcaktimit të komisionerëve zgjedhorë ku opozita nuk paraqiti asnjë propozim, çka e detyroi KQZ që të shpallte vakante 66 vende për zyrtarët e këtij niveli. “Askush nuk mund të dalë mbi ligjin”, tha me këtë rast kreu i KQZ.