BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 14 janar 2011 - 13:09 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Ilir Meta jep dorëheqje
 
Ilir Meta
Zoti Meta i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat
Ilir Meta njoftoi në një konferencë shtypi të premten në mesditë dorëheqje te parevokueshme nga posti i Ministrit të Ekonomisë.

Ai tha se dorëheqjen ia ka paraqitur kryeministrit Berisha.

Kryeministri Sali Berisha njoftoi pak më vonë se e ka pranuar dorëheqjen e Metës .

Z. Berisha tha se dorëheqja e z. Meta nuk do të ndikojë në koalicionin me partinë që ai drejton, Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ai tha se koaliconi do të vijojë në të gjitha rrafshet dhe postin e z. Meta do ta marrë një përfaqësues i partisë së tij.

Duke njoftuar dorëheqjen, z. Meta tha se ai kishte fituar një betejë morale ndaj krimit të organizuar në vend.

Vetëm pak orë më parë zoti Meta kishte deklaruar se ai nuk do të jepte dorëheqje deri në fund të mandatit të qeverisjes së koalicionit me Partinë Demokratike të zotit Berisha.

Dorëheqja vjen pas zbulimit të bujshëm të filmimit të një bisede ne zyrën e ish-ministrit të ekonomisë Dritan Prifti, në mars të vitit 2010.

Në atë bisedë përmenden emra dhe shuma parash të cilat kanë ngritur dyshime për afera korruptive.

Zoti Meta i ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet dhe ka akuzuar kryetarin e opozitës si orkestrues të ngjarjes.

 
 
LOKALE
Opozita shqiptare ndryshon axhendën
14 janar 2011 | Faqja Kryesore
Presidenti bën thirrje për hetime
13 janar 2011 | Faqja Kryesore
Prokuroria nis hetimet për regjistrimin
12 janar 2011 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>