BBCAlbanian.com
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Mbyllet votimi, fillon numërimi në Kosovë
 
Zgjedhjet në Kosovë
Policia njoftoi për një numër të vogël incidentesh
Kutitë e votimit janë mbyllur në zgjedhjet e para paralamentare në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë, më shumë se dy vjet më parë.

Policia njoftoi për një numër të vogël incidentesh në ditën e votimit.

Disa të shtëna u qëlluan ndaj një ndërtese të zbrazët që përdorej nga paqeruajtësit e Nato-s në rajonin me shumicë serbe të Zubin Potokut.

Personat e armatosur lanë një letër kërcënuese, që u thoshte serbëve të mos votonin, tha zëdhënësi i policisë Besim Hoti.

Komisioni Qendror i zgjedhjeve ende nuk ka dhënë rezultate paraprake.

Megjithatë disa organizata joqeveritare kanë kryer anketime pas votimit.

Anketimi i bërë në dalje të qendrave të votimit, nga qendra për studime humanistike “Gani Bobi” në Prishtinë, ka nxjerrë fituese të zgjedhjeve parlamentare Partinë Demokratike të Kosovës të kryeministrit Hashim Thaçi, me 31 përqind të votave.

Në vendin e dytë sipas këtij hulumtimi, radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 25 përqind, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosja, e cila megjithëse garon për herë të parë në zgjedhje, ka arritur të dalë e treta me 16 përqind të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerësohet të jetë votuar nga 12,5 përqind e votuesve, ndërsa koalicioni për Kosovë të Re nga 6.5 përqind.

Sipas këtij anketimi, dy subjektet tjera politike Fryma e Re dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e kanë kaluar pragun zgjedhor.

Votimi i serbëve

Për shkak të thirrjeve të serbëve për bojkot, Komisioni i zgjedhjeve kishte disa kuti të lëvizshme votimi në veri.

Për shkak të gjendjes së tensionuar, qendrat e votimit vendosin ta ndalojnë punën e tyre në orën 1600. Nuk pati incidente,” tha kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka, duke folur për pjesën veriore me shumicë serbe.

Megjithatë pjesëmarrja e serbëve në enklavat brenda Kosovës ishte më e lartë se në zgjedhjet e mëparëshme, sipas KQZ-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në një konferencë për gazetarë ka njoftuar se pjesëmarrja në votime deri në orën 15.30 ka qenë 34.10 për qind.

 
 
LOKALE
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>