BBCAlbanian.com
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Kosova votoi nė zgjedhjet e para pas pavarėsimit
 
Zgjedhjet nė Kosovė
KQZ thotė se nuk ka pasur incidente serioze
Nė Kosovė u zhvilluan sot zgjedhjet e para parlamentare pas shpalljes sė pavarėsisė gati tri vjet mė parė.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nė njė konferencė pėr gazetarė njoftoi se pjesėmarrja nė votime deri nė orėn 15.30 ka qenė 34.10 pėr qind.

KQZ thotė se nuk ka pasur incidente serioze qė rrezikojnė mbarėvajtjen e zgjedhjeve.

Sipas KQZ-sė, tė gjitha qendrat e votimit nė gjithė territorin e Kosovės u hapėn nė orėn 7 tė mėngjesit, ashtu siē ishte paraparė.

Kryetarja e KQZ-s, Valdete Daka, ka thėnė se nė veri tė Kosovės qendrat e votimit, pėrfshirė edhe ato tė lėvizshme, janė hapur nė ora 9, sipas njė plani operacional tė KQZ-sė.

KQZ mė herėt njoftoi se deri nė mesditė nė zgjedhje kishin votuar 11.11 pėr qind e votuesve tė Kosovės, ose mbi 181 mijė votues.

Sipas shėnimeve tė para tė KQZ-sė nė Skenderaj dhe nė Mamushė, komunė kjo e re me shumicė turke, ėshtė shėnuar pjesėmarrje mė e madhe e votuesve me rreth 24 pėr qind tė tyre, kurse nė Prishtinė pak mė shumė se 7 pėr qind e votuesve.

Numri mė i vogėl i votuesve ėshtė shėnuar nė komunat nė veri tė Kosovės, tė banuara me shumicė serbe: nė Leposaviq rreth 0.65 pėr qind e votuesve dhe nė Zveēan vetėm 1 pėr qind e votuesve. Nė komunat e tjera me shumicė serbe nė pjesėn qendrore dhe atė jugore tė Kosovės, sipas KQZ-sė, numri i votuesve ėshtė mė i madh.

Kryetarja e KQZ-sė, Valdete Daka, tha se procesi po zhvillohet normalisht dhe pa ndonjė incident, por pranoi se nė orėt e hershme tė mėngjesit ka patur probleme tė natyrave teknike nė disa nga qendrat e votimit.

Siē njofton korrespondenti i BBC-sė nė Prishtinė, vendvotimet nė veri janė hapur kryesisht nė zonat me popullatė tė pėrzier, pėrfshirė Lagjen e Boshnjakėve dhe Tre Rrokaqiejt, ku banojnė shumica shqiptare.

Ekipet e lėvizshme nė komunat e tjera nė veri, thuhet tė jenė hapur nė vendbanime jashtė qendrave komunale. Nė pėrgjithėsi serbėt e veriut tė Kosovės i kanė bojkotuar zgjedhjet e pėrgjithshme tė parakohshme nė vend, duke i cilėsuar ato si zgjedhje tė njė shteti pėr ta tė paligjshėm.

Bashkimi Evropian ka thėnė se kėto zgjedhje janė hap i rėndėsishėm drejt integrimit tė vendit nė BE.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se janė 1 milion e 600 mijė qytetarė nė Kosovė me tė drejtė vote, nga tė cilėt mbi 73 mijė janė votues tė rinj.

Autoritetet e sigurisė nė vend kanė deklaruar se kanė shtuar masat e sigurisė pėr tė mundėsuar mbarėvajtjen e zgjedhjeve.

Policia e Kosovės thuhet se do tė jetė pėrgjegjėse pėr sigurinė, por ajo do tė ndihmohet nga Misioni Evropian pėr Rendin dhe Ligjin dhe, nė rast tė veēantė, edhe nga forcat paqeruajtėse tė NATO-s.

Zgjedhjet e 12 dhjetorit vėzhgohen nga mė shumė se 32 mijė vėzhgues nga tė cilėt afro 500 janė vėzhgues ndėrkombėtarė.

Pėrveē njė misioni tė Rrjetit Evropian pėr Vėzhgimin e Zgjedhjeve (ENEMO), edhe njė delegacion i Parlamentit Evropian do tė vėzhgojė nga afėr zgjedhjet e sė dielės.

Kuvendi i Kosovės numėron 120 vende, nga tė cilat 20 janė tė ndara pėr pakicėn serbe dhe pakicat e tjera.

Numri i pėrgjithshėm i kandidatėve tė partive politike qė do tė garojnė pėr Kuvendin e Kosovės ėshtė 1265.

 
 
LOKALE
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>