BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 09 dhjetor 2010 - 13:30 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
"S'janė realizuar gjithė aspiratat e dhjetorit"
 
Aleksandėr Meksi
Aleksandėr Meksi ishte kryeministėr i Shqipėrisė nė vitet 1992-1997
Nė Shqipėri kėto ditė po pėrkujtohet 20 vjetori i lėvizjes antikomuniste tė studentėve qė ēoi nė vendosjen e pluralizmit dhe shembjen e rregjimit monist.

Nė shtypin e Tiranės sillen kujtime dhe dėshmi tė shumta tė atyre qė kanė qenė protagoniste tė asaj periudhe qė konsiderohet si nga mė tė shėnuarat nė historinė e vendit.

Aleksandėr Meksi, ish-kryeministėr nė periudhėn 1992-1997, ėshtė Numri 1 i listės sė anėtarėve themelues tė Partisė Demokratike, forcės sė parė opozitare.

Aleksander Furxhi i BBC-sė bisedoi me ish-kryeministrin Aleksandėr Meksi, duke e pyetur fillimisht se si ai e pėrjeton 20 vjetorin e lėvizjes sė studentėve tė dhjetorit 1990.

Aleksandėr Meksi: Sigurisht qė nė njė pėrvjetor jubilar si 20 vjetori, kujtohen ata qė patėn njė rol aktiv nė krijimin e Partisė Demokratike, njė histori e rėndėsishme e madhe qė ndryshoi realisht Shqipėrinė.

Tė gjithė ne e pėrjetojmė me nostalgji atė ditė, duke kujtuar peripecitė e ndryshme tė ditėve tė dhjetorit dhe ato qė pasuan. Sigurisht kujtesa bėn tė vetėn, shumė nga njerėzit e atėhershėm e kujtojnė ndryshe dhe e thonė ndryshe.

BBC: Ju jeni Numri 1 i listės sė anėtarėve themelues tė PD-sė dhe dihet se jeni ndėr intelektualėt e parė tė kryeqytetit qė u bashkuat me studentėt pėr t’i dhėnė jetė shembjes sė komunizmit nė Shqipėri. Pas 20 vjetėsh, nė gjykimin tuaj, a ėshtė realizuar ajo ē’ka ju dhe mijėra tė tjerė bashkė me ju ėndėrruat ato ditė dhjetori tė vitit 1990?

Aleksandėr Meksi: Vetė fakti se pėr 20 vjet vazhdojmė tė themi se jemi nė tranzicion, nuk marrim statusin pėr BE-nė, do tė thotė qė nuk ka ecur siē duhet dhe shumė gjėra nuk janė realizuar.

Jemi nė prag tė njė autoritarizmi tė theksuar, qė pavarėsisht se qėndrojnė ata qė e krijojnė kėtė mėnyrė tė drejtimit tė politikės sė shtetit, nuk mund tė marrė trajtat e diktaturės komuniste pėr shkak se ka rrjedhur shumė ujė rreth e qark nesh dhe nė Shqipėri, por kjo nuk ėshtė ajo qė dėshironim.

Dėshironim pluralizėm real, liri – demokraci, dėshironim tė shkonim nė Europė. Akoma tė tėra kėto nuk janė realizuar, pavarėsisht se ndryshimet janė tė paimagjinueshme kėtu e 20 vjet mė parė.

BBC: Kritikėt e PD-sė vėnė nė dukje prej disa vitesh tashmė se themeluesit e kėsaj partie, tė forcės vendimtare antikomuniste tė viteve ’90, tashmė janė tė distancuar prej saj. Kėshtu ka ndodhur edhe me ju? Cili ėshtė mendimi juaj, pėrse kėshtu?

Aleksandėr Meksi: Distancimi mund tė ndodhė edhe duke qenė ti nė gabim dhe partia nė rregull. Unė mendoj se kėtė herė ėshtė e kundėrta.

Jo tė gjithė janė distancuar se nuk janė nė njė mendje me partinė nė kuptimin qė kanė ata tė drejtė, por njė pjesė e konsiderueshme janė distancuar sepse nuk e gjejnė mė veten nė atė parti, nuk e konsiderojnė shtėpinė e tė gjithėve, nuk konsiderojnė qė ka demokraci qė do tė thotė tė institucionalizohet mendimi ndryshe dhe votimi njė antar njė votė, qė mundėson pėrfaqėsimin e tė gjitha opsioneve tė menduarit pėr tė zgjidhur ēėshtje.

Pėr mendimin tim kjo nuk ėshtė arritur nė PD dhe kjo ka qenė arsyeja pse kanė ikur njerėzit.

Gjithashtu po pėrsėris atė qė kam thėnė shumė herė qė pa parti tė demokratizuar, sepse asnjėra nuk ėshtė e demokratizuar nė Shqipėri, nuk ka pėr tė patur kurrė njė Shqipėri demokratike, pra pėrparimi qė ėndėrrojnė shqiptarėt e thjeshtė, qė politikėn nuk e kanė profesion.

BBC: Ju sapo keni botuar njė libėr me dokumente qė i pėrkasin kryesisht fillimit tė lėvizjes antikomuniste. Gjen nė libėr listėn e anėtarėve themelues tė PD-sė, kėrkesėn drejtuar ministrisė sė drejtėsisė pėr legalizimin e saj, listėn e kandidatėve pėr deputetė tė parlamentit tė parė pluralist si edhe disa lista interesante me emrat e njerėzve qė ishin pjesė e nomenklaturės sė partisė sė punės dhe organizatave tė tjera tė periudhės sė fundit tė komunizmit. Cili keni gjykuar se ėshtė roli i kėtyre dokumenteve sot?

Aleksandėr Meksi: Siē e them dhe nė hyrje aty, unė kam qenė ndėr tė parėt qė kam kėrkuar qė historia duhet rishkruar e zhveshur nga ideologjia dhe interesat e shkruesve.

Qė tė realizohet kjo ėshtė e domosdoshme qė tė dimė tė vėrtetėn, pra tė kemi dokumenta autentikė tė cilėt tregojnė shumė mė tepėr sesa kujtimet qė koha edhe i transformon dhe fshinė njė pjesė tė tyre.

Pra, libri ka synimin qė njerėzit tė dinė qartė ēfarė ka ndodhur dhe kjo tė jetė e dokumentuar nė mėnyrė tė saktė. Vetėm atėherė do tė mund tė shkruajmė historinė.

Ne shohim sot pafund variante nga mė tė ndryshmet pėr themelimin e Partisė Demokratike, pėr gjendjen e Shqipėrisė nė atė kohė, pėr rolin e individit gjithashtu nė atė kohė.

Ky libėr synon qė tė shmangi mundėsira tė tilla dhe sigurisht nuk janė tė mjaftueshme vetėm ato dokumenta, do tė duheshin dhe tė tjera qė tė japin njė tablo tė qartė tė Shqipėrisė nė vitin e fundit tė diktaturės, qė e gjithė Europa lindore ndėrkohė u transformua.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>