BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 08 dhjetor 2010 - 17:00 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Ndihma për të përmbyturit
 
Transportimi i njerëzve dhe mallrave në Shkodër është i vështirë.
Persona privatë ofrojnë transport në Shkodrën e përmbytur
Megjithëse rreshjet kanë ndalur prej tre ditësh, situata në rajonin e Shkodrës mbetet e rëndë.

Rreth 13 mijë hektarë dhe afro 2600 banesa mbeten ende nën ujë.

Uji është tërhequr nga një pjesë e rrugëve të qytetit, por akoma një pjesë e konsiderueshme e sipërfaqes urbane është e përmbytur.

Operacionet e emergjencave civile vazhdojnë me intensitet.

Forca të shumta të ushtrisë, rendit dhe struktura ndihmëse shtetërore janë të pranishme në shpërndarjen e ushqimeve dhe veshmbathjeve për rreth 12 mijë njerëz të shpërngulur nga banesat.

Vende anëtare të NATO-s kanë dërguar ndihma në ushqime dhe pajisje, mes tyre Italia, Greqia, Republika Çeke.

Avionë dhe helikopterë të këtyre shteteve kanë transportuar disa tonelata ushqime e pajisje të domosdoshme për të përballuar krizën e përmbytjes.

Turqia është ndër vendet e para që ka ofruar ndihma për Shqipërinë.

Forca të emergjencave civile të Kosovës janë të pranishme në Shkodër që në ditët e para të përmbytjes.

Ndihma solidariteti në të holla dhe mjete kanë nisur të grumbullohen edhe nga qytetarët dhe kompanitë e biznesit vendase e të huaja që operojnë në Shqipëri.

Autoritetet shëndetsore thonë se nuk janë shfaqur shenja sëmundjesh epidemike megjithë situatën e rënduar dhe rrezikun e lartë që ekziston në zonë.

Dëme prej përmbytjeve, por në përmasa shumë më të vogla, janë verifikuar edhe në disa zona të tjera si Kuçovë, Fier, Durrës e Vlorë.

Qeveria thotë se është duke përgatitur plane të kushtueshme për ndërtime digash e kanalesh në ultësirën e Shkodrës.

Opozita ka propozuar moratorium disavjeçar për prerjen e drurëve.

Shpyllëzimet e pakontrolluara konsiderohen si një ndër shkaqet e daljes së lumenjve nga shtrati.

Qeveria nuk e ka pranuar propozimin e opozitës për ta rishqyrtuar buxhetin në funksion të përmbytjeve.

Gjithësesi besohet se dëmet do të thithin pjesë të mëdha të fondeve shtetërore në vitet e ardhshme.

 
 
LOKALE
Përmirësohet moti, gjendja ende kritike
06 dhjetor 2010 | Faqja Kryesore
Situata në rajonet e përmbytura në Shkodër
05 dhjetor 2010 | Faqja Kryesore
Vijon situata e rëndë në Shkodër
03 dhjetor 2010 | Rajoni
Rëndohet situata nga përmbytjet
02 dhjetor 2010 | Rajoni
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>