http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E mėrkurė, 10 nėntor 2010 - 12:46 CET

Dade: Fajin e ka qeveria

Pėrgjigja negative qė Komisioni Evropian idha kėrkesės sė Shqipėrisė pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian, sipas opozitės socialiste, ėshtė pėr fajin e asaj qė Sekretarja pėr Marrėdhėnie me Jashtė nė PS, Arta Dade, e quan kokėfortėsi tė shumicės pėr moszgjidhjen e krizės politike nė vend.

Sipas zonjės Dade e cila ėshtė edhe nėnkryetare e Komisionit tė Jashtėm tė Kuvendit, do tė zgjasė pėr sa kohė Berisha do tė refuzojė zgjidhjen e krizės sipas Rezolutės sė Parlamentit Europian.

Me zonjėn Dade bisedoi Ilir Kadia dhe fillimisht e pyeti se cili ishte komenti i opozitės pėr vendimin e Komisionit Evropian:

Arta Dade: Pa dyshim qė ėshtė njė lajm i keq nė axhendėn europiane tė Shqipėrisė, por nuk ėshtė njė zhvillim i papritur edhe pėr arėsyet qė mesazhet nga Brukseli kanė qenė mjaft tė qarta pėr politikėn shqiptare.

Sigurisht qė njė sėrė vėrejtjesh edhe nė progres-raportin, por edhe nė opinionin qė pėrgatiti komisioni dhe e artikuloi pėrmes komisionerit pėr zgjerimin z. Fule, ka pėrputhje pothuajse 100 % me tė gjitha shqetėsimet qė ka ngritur opozita nė vazhdimėsi.

Ka konstatime qė ka pėrkeqėsime sidomos nė fusha qė kanė tė bėjnė me pėrmbushjen e kritereve tė Kopenhagenit dhe nė mėnyrė tė veēantė nė funksionimin e institucioneve demokratike dhe nė sundimin e ligjit.

Gjithashtu ne kemi shprehur vazhdimisht shqetėsimin pėr cėnimin e institucioneve tė pavarura, pėr moszbatimin e ligjit.

Po t'i referohemi progres-raportit tė vitit tė kaluar ėshtė konstatuar qė kjo maxhorancė ka vendosur kulturėn e pandėshkueshmėrisė dhe madje janė cituar me emra ministra tė cilėt duhet tė ishin pėrpara drejtėsisė dhe pėr fat tė keq vazhdojnė tė jenė pjesė e kabinetit qeveritar dhe sigurisht kėto nuk janė standarde europiane.

Unė besoj qė Komisioni ka bėrė edhe vetė njė ndarje, po t'i referohemi vendimit qė u mor pėr liberalizimin e vizave, nė mėnyrė qė tė mos penalizojė shqiptarėt, pra ata qė qeverisen nga kjo mazhorancė dhe dje ka dhėnė vendimin tjetėr dhe sigurisht ėshtė njė shuplakė, ėshtė njė qėndrim kritik ndaj politikės nė pėrgjithėsi dhe kuptohet qė ata artikulojnė qėndrime pak a shumė tė ekuilibruara, por dihet qė faji kryesor dhe pėrgjegjėsia kryesore i bie maxhorancės, nisur dhe nga letra qė sė fundmi Komisioneri Fule i ka dėrguar kryeministrit tė Shqipėrisė ku i bėn thirrje tė zgjidh krizėn politike.

Opozita, besoj qė ka qenė e hapur, ka qėnė e angazhuar pėr ta zgjidhur krizėn. Opozita ka ofruar katėr kompromise tė rėndėsishme, ka lėvizur nga qėndrimet e veta fillestare, po tė krahasojmė me qėndrimet e opozitės para njė viti dhe ēfarė opozita kėrkon sot, por ashtu sikurse u shpreh dhe Doris Pack, anėtarja e delegacionit tė Parlamentit Europian, nė Komisionin e Pėrbashkėt pėr Ēėshtjet e Integrimit me Parlamentin shqiptar, pa dyshim qė maxhoranca duhet tė ngrejė komisionin pėr tė filluar investigimin e zgjedhjeve parlamentare tė paktėn pėr tė hapur kutitė e materialeve dhe nė zbatim tė Rezolutės tė Parlamentit Europian. Gjithashtu, opozita ishte nė tė njėjtėn linjė me sugjerimet e dy liderėve tė grupeve mė tė mėdha tė parlamentit Europian, tė majtė dhe tė djathtė, z. Shulc edhe z. Doll, nė ofrimin e sugjerimeve pėr zgjidhjen e krizės.
Ėshte pikėrisht Sali Berisha ai qė nuk i pranoi sugjerimet dhe ai qė praktikisht ka humbur mbėshtetjen e partnerėve tė vetė ideologjikė nė rrafshin europian.

BBC : Le t'i quajmė lėshime qė keni bėrė ju deri tani ndaj shumicės, nė kėrkesat tuaja krahasuar me qėndrimin e parė tuajin...

Arta Dade: Po, sigurisht ne njohėm rezultatin e zgjedhjeve, u kthyem nė parlament, ne hoqėm dorė nga rinumėrimi i fletėve tė votimit dhe u pėrqėndruam tek materialet zgjedhore.

Ėshtė njė e drejtė qė e njeh edhe ligji, ka precendent pėr zgjedhjet e 2005-s dhe sigurisht qė ngritja e komisionit hetimor me shumicė nga opozita dhe e kryesuar prej saj.

Pra, janė kėrkesa minimale, sigurisht duke i lėnė hapėsirė interpretimit pėr kėrkesėn tonė pėr numėrimin e votave ose nga Komsioni i Venecias, ose nga organizma tė tjerė, tė cilėt nė vazhdimėsi, me fillimin e punės sė komisionit hetimor, do tė pėrcaktoheshin.

BBC: Le ta quajmė tė ezauruar lėshimin qė ju keni bėrė nė kėrkesat tuaja shumicės, apo pėr tė shikuar shansin tjetėr pas 2011-s, ju mund tė toleroni akoma qė Shqipėria ta ketė realitet statusin e vendit kandidat?

Arta Dade: Absolutisht, ne kėrkojmė zbatimin e rezolutės tė Bashkimit Europian dhe sigurisht ėshtė njė kėrkesė minimale, e cila nuk ėshtė nė funksion tė zgjedhjeve tė kaluara dhe pėr hir tė qėndrimit tonė dhe tė koherencės sė kėrkesave tė opozitės.

Kjo ka tė bėjė me garancitė pėr zgjedhjet e ardhshme vendore, tė cilat janė shpallur nga presidenti i Republikės dhe pėr fat tė keq do tė pėrsėriten tė njėjtat gabime, sikurse kanė filluar me listat e zgjedhėsve dhe me njė sėrė elementesh tė tjerė, pėr tė cilat opozita e ka ngritur shqetėsimin edhe para zgjedhjeve parlamentare.

Pikėrisht kriza politike vazhdon tė mbetet e tillė dhe vazhdon tė mbetet, jo pėr shkak dhe pėr faj tė opozitės, por pėr shkak tė maxhorancės dhe shurdhėrisė sė kryeministrit Berisha kundrejt sugjerimeve dhe kėrkesave qė kanė ardhur nga organizmat euro-atlantikė.

Kėtu nuk kemi tė bėjmė vetėm me kėrkesat qė vijnė nga Parlamenti Europian, por ka patur kėrkesa nga OSBE-ja dhe nga mjaft organizma tė tjerė, kur ne ose dėshirojmė tė integrohemi ose jemi pjesė integrale.