http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E mėrkurė, 10 nėntor 2010 - 12:33 CET

Qeveria shqiptare pranon raportin

Qeveria shqiptare thotė se raporti i progresit i Komisionit Evropian pėr Shqipėrinė "i jep hakun" reformave tė kryera nė vend.

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu thotė pėr BBC-nė se fajtor kryesor pėr kritikat nga BE-ja ėshtė ngėrēi politik nė vend.

Ajo i bėri thirrje opozitės tė luajė rolin e saj nė pėrmbushjen e tė gjitha detyrimeve pėr tė pėrarfruar legjislacionin e vendit me atė tė BE-sė qė vendi tė marrė sa mė shpejt statusin e kandidatit.

Aleksandėr Furxhi i BBC-sė bisedoi me zonjėn Bregu dhe fillimisht e pyet pėrse Shqipėria nuk e fitoi statusin e vendit kandidat.

Majlinda Bregu: Duhet tė them se pari se kjo situatė qė u pėrcoll nė Shqipėri, pėr mė shumė se njė vit, mungesa e dialogut politik dhe mėnyra me tė cilin gjatė njė viti ne pėrcollėm njė debat sė brendshmi, pėr tė cilin besoj dhe jam e sigurtė se ekzistojnė tė gjithė instrumentat ligjorė pėr ta zgjidhur, pra Shqipėria nuk ėshtė njė vend pa njė kuadėr ligjor dhe institucional. Mėnyra sesi u trajtua ēėshtja paszgjedhore e zgjedhjeve tė vitit 2009 dhe sesi u pėrcoll tek ndėrkombėtarėt duke kėrkuar herė pas here ndėrhyrjen, zgjidhjen, duke sjellė misione nga KE me ndėrhyrje tė kominionerit etj., sigurisht qė do tė pėrēonte kėtė frymė tek strukturat e KE-sė.

Pra, nuk mund tė them sot me gjithė dėshirėn e mirė qė do tė kisha qė kjo situatė politike nuk ėshtė njė situatė e cila na dėmtonte, por nuk ndihmon integrimin e vendit nė BE, ėshtė shkopi nėn rrotė pėr njė debat i cili mund tė zgjidhej fare mirė sė brendshmi. Por kemi marrė njė opinion i cili po tė shqyrtohet nė kujdes me detaje i gjithė raporti analitik i opinionit i cili ėshtė pėrgatitur pėr Shqipėrinė, ju siguroj sepse kam patur mundėsinė ta lexoj, ėshtė njė opinion i cili i jep hakėn dhe vlerėson reformat e marra nga Shqipėria nė zbatimin e tė tre kritereve, qoftė kriterit politik tė Kopenhagen, atij ekonomik dhe standarteve.

BBC: Zonja Bregu, mesa kuptoj ju mendoni se shkaku kryesor ėshtė ngėrēi politik nė Shqipėri?

 Ndoshta ėshtė njė gabim i tė gjithėve, kemi bėrė tė gjithė gabim herė pas here, por nuk mundet qė njė raport tė shihet me fjali tė copėtuara.
 
Minstrja e Integrimit tė Shqipėrisė Majlinda Bregu

Majlinda Bregu: Nuk e mendoj unė, e ka thėnė komisioneri dje, e kemi dėgjuar dhe debatuar pėr muaj tė tėrė me radhė nga tė gjithė ndėrkombėtarėt dhe jam e ndėrgjegjshme se kjo pjesė dhe konfrontimi i dialogut politik dhe situata tė cilėn ne pėrcollėm tek ndėrkombėtarėt pėr njė vit nuk kishte si tė fshihej dhe as nuk mund tė ishte ndryshe.

BBC: Ndėr pikat e dobėta nėse mund tė veēojmė nė raport ėshtė se administrata publike mbetet e dobėt dhe e politizuar, apo se sundimi i ligjit nė Shqipėri ėshtė ende difektoz. Sa ka ndikuar ky lloj vlerėsimi nė opinion?

Majlinda Bregu: Ndoshta ėshtė njė gabim i tė gjithėve, kemi bėrė tė gjithė gabim herė pas here, por nuk mundet qė njė raport tė shihet me fjali tė copėtuara. Nėse do t’i referohemi administratės publike unė mund t’ju citoj njė paragraf tjetėr pėrsėri nė hyrje tek qeveria ku thuhet se administrata publike plotėsoi nė mėnyrė tė kėnaqshme tė gjitha detyrimet qė rodhėn para saj nė kėtė periudhė tė monitorimit tė Shqipėrisė nė “satisfactory manner” thuhet cilėsisht nė mėnyrė tė kėnaqshme. Sikurse thuhet qė marrėveshja e stabilizim asocimit ėshtė njė marrėveshje e cila ėshtė zbatuar nė mėnyrė tė kėnaqshme pa probleme.

Marrėveshjen e stabilizim asocimit, detyrimet qė rrjedhin nga BE, reformat e ndėrmara pėr tė cilat ne vlerėsohemi si pėr kuadrin ligjor nė luftėn kundėr korrupsionit, krimit tė organizuar, pėr situatėn makroekonomike e cila ėshtė pėr t’u lavduar, pėr tė drejtat e njeriut, pėr minoritetet ku Shqipėria pėrmendet si njė nga vendet qė nuk ka probleme me minoritetet, pėr ngritjen e strukturave pėr komisionerin kundėr diskriminimit, tė gjitha kėto janė reforma qė pėrballen nga administrata publike.

 Jam e sigurtė qė rruga e integrimit do tė jetė njė rrugė mė e gjatė sesa kjo qė bėmė pėr liberalizimin e vizave dhe jam e sigurtė se proēesi i integrimit ėshtė njė proēes qė kėrkon nė mėnyrė tė pandarė kontributin e opozitės si institucion.
 
Ministrja e Integrimit tė Shqipėrisė, Majlinda Bregu

Unė nuk them, dhe as pretendoj dhe as nuk e kam thėnė ndonjėherė qė Shqipėria ka administratėn mė tė mirė publike nė rajon apo mė gjėrė, por nuk mund tė mos pranoj dhe mos tė them qė nėse sot ka njė vlerėsim pozitiv lidhur me proēesin e liberalizimit tė vizave i cili ishte njė proces krejtėsisht i ethshėm, me ritme tė pėrcaktuara, me njė kuadėr kohor tė ngjeshur, reformat janė ndėrmarrė, janė ushtruar, janė pėrcjellė nga kjo administratė. Ne nuk mundemi sot qė tė mos falenderojmė administratėn shqiptare pėr tė gjithė ritmin e punės qė ka pėrballuar, por administrata shqiptare duke qenė pjesė e njė sistemi dhe njė institucioni mjaft tė madh nė Shqipėri ka nevojė pėr pėrmirėsime.

Unė ju kujtoj se ligji pėr ndryshimin e statusit tė nėnpunėsit civil ėshtė njė rekomandim i hershėm i komisionit europian prej 3 vjetėsh. Ėshtė njė ligj i paraqitur me tė njėjtin fat, fatkeqėsisht, si ligji pėr gjykatėn administrative nė parlamentin shqiptar, sa herė ka qenė pėr votim ka patur njė refuzim, largim tė opozitės nga salla. Sot me gjithė respektin tim tė madh pėr opozitėn si institucion, me gjithė respektin tonė qė opozita tė ushtrojė detyrėn e saj, mė vjen keq ta them qė opozita nuk ka dashur tė jetė njė institucion nė Shqipėri, por ka luajtur njė loj e cila rrezikon tė jetė e rrezikshme dhe djegėse pėr tė gjithė shqiptarėt.

BBC: Mbas opinionit zonja ministre, cila do tė ishte detyra e parė kryesore pėr t’u realizuar, pėr tė arritur ndoshta nė opinionin tjetėr, statusin e kandidatit. Opozita mban kėtė qėndrim qė po mban, a ka hapėsirė qeveria pėr tė bėrė ndonjė lėshim?

Majlinda Bregu: Unė e kuptoj shumė mirė qė tė gjithė ata qė si ju kanė jetuar me kėtė shqetėsim prej njė viti, mbi situatėn politike nė vend janė ndier ligsht sa herė qė ne jemi pėrballur me ndėrkombėtarėt dhe na ėshtė dashur t’i sqarojmė ngėrēin apo jo politik nė Shqipėri. Unė ju siguroj qė nė qoftė se tė gjitha partitė politike, i gjithė spektri politik nė kėtė rast opozita, sepse thirrja nė raport ėshtė krejtėsisht e qartė, zgjidhja e ngėrēit politik vetėm thuhet nė opinionin pėr Shqipėrinė, i cili ka bllokuar dhėnien e statusit, por ne nuk mund tė hedhim poshtė tė gjithė deklaratat qė i kanė paraprirė kėtij raporti, ku nė ēdo deklaratė, nė ēdo rezolutė thuhet se zgjidhja e ngėrēit politik duhet tė jetė nė respekt tė kushtetutės dhe ligjeve tė vendit.

Unė nuk besoj qė ka raport, grup qė vjen nga BE apo dhe jashtė saj, apo politikan europian i cili mund tė artikulojė dhe tė bėjė njė zgjidhje tjetėr tė ngėrēit politik, veēse duke zbatuar kushtetutėn dhe kuadrin ligjor tė vendit. Nėse ne duam tė bėjmė shpikje si politikė nė Shqipėri dhe t’i japim kredite mė shumė zgjidhjes sė shtrėngimit tė duarve dhe zgjidhjes nė tavolinė kjo ėshtė pjesė e jotja dhe kjo pjesė e imja, duke rrėnuar kuadrin institucional dhe kushtetues tė vendit, atėherė mund tė kėnaqim njeri-tjetrin se themi shpėtuam nga njė ngėrē politik nė njė moment, mund dhe tė themi qė i zgjidhėm dhe i dhamė drejtim, por tė jemi tė sigurtė qė do ta kemi mė tė rėndė fletėn e gjobės nė ēdo vit dhe tė ardhme.

BBC:
Sė fundmi zonja ministre, komentatorė tė ndryshėm edhe nė Europė, mendojnė se pas opinionit tė djeshėm tė Komisionit Europian pėr vendet e rajonit tonė, tregon se integrimi i vendeve si Shqipėria apo Mali Zi do tė marre shumė kohė, ndoshta 10 vjet. Ju si mendoni?

Majlinda Bregu: Unė jam ministre e integrimit dhe sigurisht si tė gjithė antarėt e kėtij kabineti tė kėsaj qeverie qė kanė punuar dhe punojnė pėr t’i sjellė reformat e legjislacionit shqiptar nė linjė me BE-nė dhe ky nuk ėshtė njė proēes i thjeshtė. Ėshtė e vėrtetė se nuk ka njė “oreks” pėr tė marrė vende tė reja nė BE pėr faktin se BE ėshtė ballafaquar sė fundmi me probleme reale dhe tė vėshtira pėr t’u zgjidhur, tė cilat ndoshta jo tė gjitha kanė ardhur nga antarėsimet e reja, por njė pjesė e mirė kanė qenė dhe prej tyre.

Unė besoj qė e rėndėsishme ėshtė dhe i qėndroj kėtij vendimi qė Shqipėria tė pregatitet dhe nė momentin qė ka plotėsuar detyrimet, e ndien veten tė aftė dhe pėr tė pėrballuar detyrimet e unionit, sepse deri tani ky proēes ėshtė kuptuar si njė proēes i madh pėrfitimesh. Shqiptarėt kanė pėrfituar para dy ditėsh, kanė marrė njė pėrfitim tė madh qė ėshtė lėvizja e lirė, sepse ėshtė punuar pėr tė mbėrritur deri kėtu dhe ėshtė njė gjė qė ju takon nė mėnyrė absolute. Nuk ka lajm apo kundėrlajm qė ēbėn lajmin e mirė tė gėzimit tė tė gjithė qytetarėve shqiptarė pėr liberalizimin e vizave.

Jam e sigurtė qė rruga e integrimit do tė jetė njė rrugė mė e gjatė sesa kjo qė bėmė pėr liberalizimin e vizave dhe jam e sigurtė se proēesi i integrimit ėshtė njė proēes qė kėrkon nė mėnyrė tė pandarė kontributin e opozitės si institucion, brenda institucionit ku ėshtė parlamenti shqiptar. Procesi i liberalizimit tė vizave e kishte peshėn mbi shpatullat e qeverisė, reformat gjithashtu. Integrimi ka bazėn e tij nė pėrafrimin e legjislacionit, nė plotėsimin e kritereve qė afrojnė edhe nė detaje vendin me kuadrin europian. Nėse ka pėrgjegjshmėri politike, ky ėshtė rasti pėr t’i thirrur mendjes e pėr tė treguar qė me tė vėrtetė politikanėt e ulur majtas janė politikanė qė nuk udhėhiqen nga uni.