BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 26 nëntor 2010 - 15:37 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Strasburgu i pakënaqur me Shqipërinë
 

 
 
Gjykata e Lartë në Tiranë
Shtetasi i ekstraduar iu drejtua edhe Gjykatës së Strasburgut
Gjykata e Lartë në Shqipëri ka hedhur poshtë një vendim të gjykatave më të ulëta për ekstradimin e një shtetasi drejt SHBA.

Këshilli i Europës i ka kërkuar shpjegime shtetit shqiptar se përse e ka ekstraduar shtetasin e vet në kundërshtim me Konventen Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Shteti shqiptar është vënë përballë kritikave të forta nga Këshilli i Europës për arsye, sipas Strasburgut, të mos respektimit të një vendimi të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Fjala është për ekstradimin e papritur drejt SHBA të një shtetasi shqiptar i cili kërkohet nga drejtësia amerikane si i dyshuar për krime të rënda si vrasje, rrembim personash e trafik droge. Shtetasi shqiptar Almir Rrapo u arrestua në Tiranë për llogari të SHBA në muajin shtator, në kohën që mbante një post të lartë në Ministrinë e Jashtme në Tiranë.

Shtetasi në fjalë iu drejtua gjykatave të vendit dhe më pas asaj të Strasburgut. Kjo e fundit kishte vendosur pezullimin e përkohshëm te ekstradimit te tij.

Por autoritetet shqiptare e ekstraduan në mesjavë shtetasin e dyshuar. Gjykata europiane ka kërkuar zyrtarisht shpjegime duke vënë në dukje se me këtë veprim janë shkelur konventat europiane të cilat Shqipëria i ka ratifikuar në cilësinë e vendit anëtar të Këshillit të Europës.

Të premten Gjykata e Lartë në Tiranë ka hedhur poshtë vendimet e gjykatave më të ulëta të cilat e lejonin ekstradimin e shtetasit Rrapo.

Ngjarja pritet të ketë jehonë të mëtejshme po të kihet parasysh se edhe më parë Këshilli i Europës ka shprehur rezerva për Shqiperinë për shkak të qëndrimit të saj ndaj SHBA lidhur me juridiksionin e gjykatave ndërkombëtare europiane.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>