BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 08 nëntor 2010 - 10:43 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Festime për heqjen e vizave
 

 
 
Pamje nga Tirana
Tirana kishte dekor të ngjashëm në prag të anëtarësimit në NATO
Tirana është bërë gati për festë për vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e vizave për shtetasit shqiptarë.

Dekori i qytetit veçanërisht në rrugët kryesore ka ndryshuar dhe shprehja që ndeshet më shumë në vendet më të dukshme, është 'Pa viza në Europë'.

Flamujt e Bashkimit Evropian valëviten kudo në rrugët e kryeqytetit.

Në kryqëzimet e rrugëve vendin e tabelave të qarkullimit e kanë zënë tabelat me emrat e kryeqyteve evropiane, si dhe distancat që ndajnë Tiranën prej tyre.

Për shkak të punimeve që Bashkia e Tiranës po bën në Sheshin “Skënderbej”, qendra e festës do të jetë Sheshi “Nënë Tereza”, ku po ngrihet një skenë gjigande feste.

“Kjo është një ngjarje e shënuar” thotë Velo, një ish-ushtarak, tani në pension.

“Më të gëzuar duhet të jenë të rinjtë, për të cilët hapen shumë mundësi” shton ai.

Ndërsa një vajzë e re mendon se çështja e vizave është edhe një çështje dinjiteti. “Është e tmerrshme kur mendoj rradhët e gjata të pritjes në ambasada”, kujton ajo.

Data 8 nëntor, tani e tutje do të marrë një kuptim të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët.

E përkujtuar për dekada me rradhë plot pompozitet si dita e krijimit të Partisë Komuniste që për afro pesë dekada mbajti të izoluar Shqipërinë, 8 nëntori i vitit 2010, pritet të hyjë në histori si dita e lëvizjes së lirë për shqiptarët.

Por ashtu sikurse ka ndodhur rëndom në vitet e tranzicionit për mjaft prej datave më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, politika shqiptare do të jetë e ndarë për këtë ngjarje që konsiderohet si më kulmorja pas përmbysjes së regjimit komunist dy dekada më parë.

Kriza politike që ka përfshirë vendin pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, po njeh zhvillime që nuk shkojnë aspak me këtë ditë feste.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>