BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 01 nëntor 2010 - 14:43 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
PDK mbështet mocionin kundër qeverisë
 

 
 
Salla e Parlamentit të Kosovës
PSK-ja pro mocionit të mosbesimit
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës është i përgatitur të votojë në mbështetje të një mocioni të mosbesimit ndaj qeverisë të propozuar nga partia opozitre Aleanca Kosova e Re.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së Ramë Buja i ka deklaruar BBC-së se nëse mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë nuk do t’i sigurojë votat e mjaftueshme gjatë votimit në parlament të martën, pro këtij mocioni do të votojnë edhe deputetët e PDK-së.

Zoti Buja ka thënë se "tashpërtash ka një disponim që të ndodhë një gjë e tillë", megjithëse vendimi përfundimtar do të merret në një mbledhje të grupit parlamentar të PDK-së para votimit të mosbesimit.

"Ne do të kemi një takim të martën në orën 11-të dhe aty do ta marrim qëndrimin përfundimtar për mocionin, por që është shumë i hetuar një disponim që kjo agoni e krijuar në institucionet e Kosovës, të ndërpritet sa më herët të jetë e mundur," tha zoti Buja për BBC-në.

"Mund të them se nëse është e nevojshme e kemi disponimin që edhe ne ta japim votën pro mocionit, edhe pse kjo gjë është pak e pazakonshme, në mënyrë që të shkojë qeveria, në mënyrë që koha e krizës të shkurtohet sa më shumë të jetë e mundur," tha zoti Buja.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, tha se "kriza institucionale" në të cilën ndodhet vendi e bën votimin kundër qeverisë rrugën "e vetme për të dalë nga kriza".

Ai ka thënë se pas mocionit të mosbesimit do të hapet rruga për zgjedhje të jashtzakonshme të cilat do të mbahen me 7 ose më 12 dhjetor.

Që para dy javësh qeveria e Kosovës, funksionon e përgjysmuar pa gjashtë ministra të LDK-së, të cilët braktisën qeverinë me urdhër të kreut të partisë Fatmir Sejdiu, i cili pak kohë më parë kishte dhenë dorëheqje nga posti i presidentit, duke e prishur balancën politike dhe koalicionin qeveritar.

 
 
LOKALE
Partitë në Kosovë finalizojnë qëndrimin
01 nëntor 2010 | Faqja Kryesore
Paqartësi për votimin e mocionit
31 tetor 2010 | Faqja Kryesore
Bisedime LDK-PDK për zgjedhjet
04 tetor 2010 | Rajoni
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>