BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 15 tetor 2010 - 18:19 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Zgjedhjet në Kosovë më 13 shkurt
 
Jakup Krasniqi
Z. Krasniqi e kishte përmendur këtë datë si më të mundshmen
Ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, shpalli 13 shkurtin e vitit të ardhshëm si datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Vendimi pasoi konsultimet disa ditëshe me subjektet politike në vend dhe me zyrtarët ndërkombëtarë në Prishtinë.

Zoti Krasniqi i kërkoi Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të fillonte menjëherë përgatitjen e zgjedhjeve të përgjithshme.

Mbajtja e tyre është parë si një hap i domosdoshëm pas çarjeve në skenën politike që pasuan dorëheqjen e ish-presidentit Fatmir Sejdiu, për të cilin Gjykata Kushtetuese tha se kishte shkelur Kushtetutën, duke mbjatur edhe postin e kryetarit të LDK-së.

Disa nga forcat politike kishin propozuar që zgjedhjet të mbaheshin së paku një javë më vonë, por presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi dha disa arsye pse mbajtja e votimeve nuk mund të shtyhej për më vonë.

Sipas tij, data 13 shkurt është më e përshtatshme në mënyrë që të ketë më shumë kohë për konstituimin e Kuvendit brenda afatit 45 ditësh nga data e mbajtjes së zgjedhjeve, siç e parashikon Kushtetuta.

Mandati i z. Krasniqi si ushtrues detyre përfundon më 28 mars, prandaj sipas tij, afatet kushtetuese nuk kanë lejuar shtyrjen për më vonë të mbajtjes së zgjedhjeve.

Një arsye tjetër për organizimin e votimeve më 13 shkurt u tha të jetë edhe përfundimi i këtij procesi para përvjetorit të tretë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt.

 
 
LOKALE
Sfidat e shefit të ri të EULEX-it
15 tetor 2010 | Faqja Kryesore
Clinton: Dialogu të fillojë sa më parë
13 tetor 2010 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>