|
Marrėveshje pėr ruajtjen e faunės rajonale
|
|||||||||||||||||||||||
Krisma armėsh tė gjahut po dėgjohen gjithnjė e mė shpesh nė pyjet e zonės kufitare mes Kosovės, Shqipėrisė dhe Maqedonisė.
Gjahtarėt gėzojnė frytet e sportit qė ushtrojnė prej vitesh, por kėtė herė nė njė rezervat, tė cilin e kanė marrė me koncesion pėr shfrytėzim disa vjeēar, por dhe pėr rritjen e shpezėve dhe kafshėve tė egra qė mbarėshtrohen nė tė.
Rezervatet janė praktika tė reja, qė synojnė gjuetinė me kriter tė kafshėve tė egra, por janė me dhjetra e qindra grupet e gjahtarėve qė enden nėpėr pyjet dhe kullotat e vendit, duke rrezikuar dhe eliminimin e specieve tė rralla qė gjenden nė masivet pyjore, kryesisht nė trekėndėshin kufitar ShqipėriMaqedoni-Kosovė. Nga ushtrimi i gjuetisė sė paligjshme po rrezikohen rreqebulli ose macja e egėr, por dhe arinjtė, kaprojtė, dreri e tė tjera kafshė tė egra pasuri e faunės rajonale. Themi Ferri ėshtė Sekretar i Pėrgjithshėm i Shoqatės sė Gjahtarėve tė Shqipėrisė. Ai thotė se fenomeni i gjuetisė sė paligjshme duhet fenuar jo vetėm nė Shqipėri, por nė gjithė rajonin me marrėvėshje tė pėrbashkėta. Shqetėsimin e gjahtarėve nga Shqipėria e ka dhe Federata e Gjahtarėve tė Kosovės dhe e Maqedonisė. Rexhep Shkodra kryetar i Federatės sė Kosovės thotė se duhet mė shumė bashkėpunim edhe nė nivelin shtetėror pėr tė ruajtuar pasuritė e rajonit, por dhe mbarė Ballkanit. Kėto ditė ėshtė nėshkruar dhe marrėveshja trepalėshe pėr ruajtjen e kafshėve tė egra nga gjuetia e paligjshme. Pas nėnshkrimit tė Memorandumit, kjo federatė pretendon tė frenojė fenomenin duke kėrkuar ndihmė dhe nga autoritetet lokale dhe policitė e vendeve respektive nė zbatim tė ligjeve mbi gjuetinė. Zvanko Cvetanovski kryetar i federatės maqedonase tė gjuetisė shprehet se fryma e bashkėpunimit mes shoqatave simotra nė kontrollin e pėrbashkėt tė zonave kufitare nga gjuetia e paligjshme si dhe shkėmbimi i pėrvojave i shėrben ruatjes dhe shtimit tė faunės sė egėr nė zonat ndėrkufitare. Duke parė se gjuetia ka kaluar nė shkallėn e tregtisė dhe biznesit, ne duhet tė rehatohemi dhe nė kėtė fushė nė ligjet dhe standartet europiane pėr ta kthyer gjuetinė nė njė sport turistik, thotė Cvetanovski. Nė Shqipėri vitet e gjata tė tranzicionit shkatėrrimi i masiveve pyjore ka shkretuar qindra ha, me florė dhe faunė tė pasur dhe pėr tė rivendosur ekuilibret natyrore mbase duhen shekuj. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujrave po implementon dhjetra projekte, kryesisht me mbėshtetjen e Bankės Botėrore pėr rehabilitimin e kėtyre sipėrfaqeve, por projektet e pėrbashkėta nuk kanė munguar as pėrtej kufirit, siē ėshtė ai nė Maqedoni pėr mbrojtjen e rreqebullit dhe faunės sė egėr ku operohet me fondet dhe praktikėn zviceriane nė ruajtjen e natyrės dhe kafshėve tė egra. Spase Shumka ėshtė specialist dhe pedagog i Universitetit tė Shkupit. Ne operojmė prej 5 vitesh nė brezin kufitar me Shqipėrinė, kryesisht nė zonėn me qarkun e Elbasanit. Duhet qė nė projekte tė pėrfshihen dhe specialistė dhe projekte nga Kosova dhe Shqipėria. Projektet janė nė praktikėn zviceriane dhe synojnė ruatjen nga zhdukja tė rreqebullit, por dhe tė tjera kafshėve tė egra, thotė Shumka. Kėto shqetėsime pėr rrezikimin e florės dhe faunės i njohin mirė dhe autoritetet kėtu nė Shqipėri. Saimir Hoxha, drejtor i mjedisit, florės dhe faunės nė Ministrinė e Mjedisit thotė se ende ka probleme me gjuetinė e paligjshme, pasi sipas tij janė vėrejtuar nė shumė rajone tė vendit dhe grupe gjahtarėsh qė ushtrojnė aktivitet tė paligjshėm. Shqipėria ka ligjin qė rregullon sportin e gjuetisė me sezone tė pėrcaktuara. Nga 700 lloje kafshėsh tė egra qė ka lista e biodiversitetit nė Shqipėri, lejohen tė gjuhen vetėm disa 17 lloje kafshėsh, thotė Hoxha. Rallimi i florės dhe faunės sė egėr sjell probleme serioze dhe pėr mjedisin dhe turizmin, vlerat e krijuara ndėr shekuj mund tė shkatėrrohen nė pak ditė. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||