BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 17 shtator 2010 - 12:20 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Agjenda e bisedimeve është e papërcaktuar
 

 
 
Pamje nga Prishtina
Prishtina kërkon përfshirjen në bisedime të BE-së dhe SHBA-ve.
Më shumë se një javë nga miratimi i rezolutës në OKB që i hapi rrugën fillimit të bisedimeve të para pas pavarësisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ende ka shumë paqartësi për agjendën, temat dhe afatet kohore të këtij dialogu.

Ambasadori britanik në Beograd, Steven Wordsworth ka deklaruar se Bashkimi Evropian dëshiron të dëgjojë së shpejti propozime nga të dyja kryeqytetet për agjendën e bisedimeve dhe ky proces, sipas tij, do të vëzhgohet me kujdes nga Brukseli gjatë javëve të ardhshme.

Por autoritetet kosovare dhe ato serbe nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre të kundërta për çështjet që duhet të diskutohen.

Teksa Beogradi këmbëngul në negociata për statusin, Prishtina e hedh poshtë kategorikisht këtë mundësi.

Sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi, pala kosovare është e gatshme për fillimin e menjëhershëm të bisedimeve me palën serbe, ndërsa çështjet që kanë të bëjnë me dialogun do të përcaktohen në bashkërendim me faktorin ndërkombëtar.

“Agjenda e bisedimeve do të jetë e përcaktuar bashkarisht me faktorin ndërkombëtar, por agjenda e takimeve do të jetë gjithmonë për problemet ndërshtetërore, për integrimet rajonale dhe evropiane dhe pikat që mund të përfitojnë të dyja vendet dhe rajoni”, tha zoti Kuçi.

Bashkimi Evropian pritet të ketë rol kyç në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por pala kosovare po kërkon përfshirjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 
 
LOKALE
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>