|
Besimtarėt myslimanė festojnė Bajramin
|
|||||||||||||||||||||||
Myslimanėt shqiptarė iu bashkohen festimeve qė po zhvillohen nė gjithė botėn nė ditėn e Fiter Bajramit.
Nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi e gjetkė, besimtarėt myslimanė kanė falur namazin. Pas njė muaji agjėrim tė lodhshėm, pėr shkak tė temperaturave tė larta qė shoqėruan ditėt e Ramazanit, besimtarėt muslimanė e falėn namazin e ditės sė Bajramit nė Bulevardin Dėshmorėt e Kombit, pėrballė dhe brenda parkut Rinia. Krerėt e komunitetit mysliman nė Tiranė vendosėn ta kryejnė ritin nė bulevard, pėr shkak tė punimeve nė sheshin Skėnderbej. Numri i konsiderueshėm i besimtarėve nė bulevard dhe park dėshmoi edhe njėherė nevojėn se, ashtu si besimtarėt katolikė dhe ortodoksė nė Tiranė qė kanė tani nga njė objekt kulti me pėrmasa tė mėdha, edhe besimtarėt muslimanė e duan njė xhami tė madhe afėr qendrės sė Tiranės. Autoritetet nė Tiranė e kanė pėrkrahur kėrkesėn e tyre, mirėpo problemi ka tė bėjė me ēėshtjet e pronės dhe planit urbanistik tė kryeqytetit. Nė qindra xhami, nė Shqipėri, Kosovė e gjetkė, bashkė me besimtarėt myslimanė, u lutėn pėr paqe dhe vėllazėrim edhe krerė tė lartė tė fesė e tė shtetit. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||