BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 09 shtator 2010 - 17:00 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Klasa politike nė Shqipėri e paaftė, thotė Bosch
 
OSBE Logo
Pėrfaqėsia e OSBE nė Tiranė ka shprehur shqetėsimin pėr vazhdimin e krizės politike nė vend, e cila sipas saj po pengon reformėn zgjedhore qė duhet ndėrmarrė para mbajtjes sė zgjedhjeve lokale mė 8 maj tė vitit tė ardhshėm.

Ky ėshtė ndėr nėnvizimet kryesore nė raportin vjetor tė paraqitur nė Vjenė nga ambasadori nė largim, Robert Bosch.

Raporti i paraqitur nga zoti Bosch, pėrban tone mjaftė kritike. Sipas tij klasa politike shqiptare ėshtė treguar e paaftė pėr gjetjen e njė konsensusi pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjet.

 Pas 20 viteve tė gjata tranzicioni, shėnon raporti i OSBE, publiku shqiptar pret qė udhėheqėsit e tij politikė t’i japin fund kapitullit tė zgjedhjeve tė kontestuara.
 

Ai shpreh shqetėsimin pėr mosfillimin e punės pėr reformėn zgjedhore bazuar nė rekomandimet e raportit tė fundit tė OSBE/ODIHR-it, e cila duhet tė pėrfundojė 6 muaj para zgjedhjeve lokale tė planifikuara pėr 8 maj te vitit 2011.

Nė nėnvizimet e tjera nė raport ėshtė pavarėsia e pushtetit gjyqėsor e cila, sipas OSBE-sė, vazhdon tė mbetet njė sfidė.

Sipas tij, "gjyqėsori ka qenė shpesh nėn presionin e ndėrhyrjeve nga jashtė... dhe ka munguar transparencė nė emėrimet dhe transferimet e gjyqtarėve.”

Nė raportin e OSBE-sė, i tėrhiqet vėmendja opozitės se me bojkotin e saj po pengon miratimin e ligjeve shumė tė rėndėsishme nė sistemin gjyqėsor qė kėrkojnė shumicėn e cilėsuar.

Ndėrkaq lidhur me disa ligje tė pritshme si ai i dosjeve, OSBE kėrkon qė ai tė jetė nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare dhe kushtetutėn e Shqipėrisė, ndėrsa pret tė shikojė ndryshimet nė ligjin pėr shėrbimin inteligjent, varianti i parė i tė cilit rriste mbikqyrjen e qeverisė mbi kėtė shėrbim.

Raporti vjetor i OSBE-sė pėr Shqipėrinė shprehet se gjendja e medias ėshtė shqetėsuese pėrsa i pėrket burimeve financiare dhe transparencės nė tregun mediatik.

Pėrsa i pėrket luftės kundėr korrupsionit raporti e cilėson si njė pėrparėsi kryesore kombėtare, ndėrsa nėnvizon kritikat nė adresė tė veprimtarisė sė prokurorisė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>