BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mėrkurė, 08 shtator 2010 - 08:21 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Vazhdon dialogu pėr rezolutėn serbe
 
Catherine Ashton
BE-ja kėrkon amendimin e rezolutės serbe pėr Kosovėn
Bashkimi Evropian dhe Serbia kanė rėnė dakord pėr vazhdimin e dialogut pėr harmonizimin e qėndrimeve lidhur me projektrezolutėn e paraqitur nga Serbia nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė.

Pėrfaqėsuesja e Lartė e BE-sė pėr Politikė tė Jashtme, Catherine Ashton, u takua tė martėn nė mbrėmje me presidentin serb Boris Tadiq, nė Bruksel.

Tė dyja palėt nuk kanė dhėnė hollėsi pėr pėrmbajtjen e bisedimeve.

Por, korrespondentėt thonė se, siē duket, palėt kanė rėnė dakord qė nė projektrezolutėn serbe, si kompromis, tė mos pėrmendet as ēėshtja e secesionit dhe as dėnimi i shpalljes sė pavarėsisė.

Asambleja e Pėrgjithme e OKB-sė pritet tė marrė nė shqyrtim tė enjten projektrezolutėn e Serbisė pėr Kosovėn.

Mėsohet se vendet anėtare tė BE-sė kanė arritur pajtueshmėrinė pėr njė qėndrim tė pėrbashkėt ndaj Serbisė dhe rezolutės sė saj, megjithėse njė numėr vendesh evropiane, qė nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, thuhet tė jenė pajtuar vetėm me parimet e pėrgjithshme, pa e prekur qėndrimin e tyre pėr Kosovėn.

Autoritetet nė Serbi, ndėrkaq, thonė se nuk mund tė heqin dorė nga qėndrimi kundėr pavarėsisė sė Kosovės, por kanė pranuar se mund tė arrihet njė kompromis me BE-nė pėr rezolutėn e paraqitur nė OKB.

Kjo rezolutė, qė bėn thirrje pėr rifillimin e bisedimeve pėr statusin e Kosovės dhe kundėrshton, siē thuhet, shkėputjen e njėanshme, u dorėzua nė OKB njė javė pasi Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė ofroi mendimin e saj pėr ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>