BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martė, 07 shtator 2010 - 16:25 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Feith: Jo bisedime pėr statusin dhe ndarjen
 
Pieter Feith
Z. Feith pret qė dialogu tė jetė pėr ēėshtje me interes tė pėrbashkėt
Kreu i Zyrės Civile Ndėrkombėtare dhe pėrfaqėsuesi i BE-sė nė Kosovė, Pieter Feith, thotė se pas punimeve tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, do tė krijohet njė bazė e mirė pėr nisjen e dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit.

Zoti Feith tha se ky dialog duhet tė jetė pėr ēėshtje tė interesit tė pėrbashkėt.

Ai tha se bisedimet mes palėve nuk duhet tė ēojnė nė ndarjen e veriut tė Kosovės e as nė rinegociimin e statusit.

“Si Pėrfaqėsues Civil Ndėrkombėtar dua tė jem shumė i qartė se kėto bisedime nuk duhet tė jenė pėr statusin, sepse statusi ėshtė zgjidhur dhe kėto bisedime nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė ēojnė nė ndarjen e veriut”, tha zoti Feith pas takimit tė grupit ndėrministror pėr decentralizimin.

Zoti Feith tha se bashkėsia ndėrkombėtare dėshiron tė shohė nė tė ardhmen njė komunikim nė rritje ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit.

"Ēėshtjet qė mund tė diskutohen mes palėve duhet tė jenė nė dobi tė qytetarėve tė tė dyja vendeve dhe nė funksion tė qėndrueshmėrisė rajonale dhe perspektivės evropiane tė Kosovės dhe tė Serbisė", tha zoti Feith.

Kreu i Zyrės Civile Ndėrkombėtare pėrjashtoi mundėsinė qė pėr veriun e Kosovės me shumicė serbe tė ketė njė zgjidhje tjetėr, jashtė asaj qė parashikon plani Ahtisaari.

Ai theksoi se ky plan ofron tė drejta autonome pėr serbėt e asaj pjese, prandaj duhet tė punohet nė zbatimin e tij.

Pėr shkak tė dėshtimit tė zbatimit tė planit gjithėpėrfshirės pėr statusin nė veri tė Kosovės, Grupi Ndėrkombėtar i Krizave pak ditė mė parė ka rekomanduar dhėnien e njė autonomie pėr veriun apo shkėmbimin e territoreve ndėrmjet Kosovės e Serbisė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>