BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hėnė, 06 shtator 2010 - 13:53 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Investime pėr integrimin e serbėve
 

 
 
Pamje nga Graēanica
Prishtina ndan 13 milionė euro pėr komunat e reja me shumicė serbe.
Para pak ditėsh qeveria e Kosovės ka ndarė 13 milionė euro pėr komunat e reja me shumicė serbe tė krijuara sė voni me planin e decentralizimit si dhe komunat nė veri, ndonėse kėto tė fundit vazhdojnė tė jenė jashtė kontrollit tė Prishtinės.

Serbėt nė veri, tė cilėt nuk njohin pavarėsinė e as institucionet e Kosovės, e injoruan kėtė vendim tė qeverisė sė Prishtinės, ndėrsa kėrkuan vazhdimin e mbėshtetjes financiare nga Beogradi.

Por zyrtarė tė qeverisė bėnė tė ditur se zbatimi i njė pjese tė fondeve prej 5 milionė eurosh pėr veriun, do tė fillojė brenda pak ditėsh dhe investimet e para do tė shkojnė nė pėrmirėsimin e infrastrukurės rrugore dhe ndihmė sociale familjeve tė varfėra.

Por si do tė investohen kėto mjete nė veri, nė kohėn kur institucionet e Kosovės nuk kanė shtrirė pushtetin e tyre atje?

Zėvendėskryeministri, Ramė Manaj, thotė se fondet shtesė pėr veriun janė pjesė e strategjisė sė qeverisė pėr integrimin e kėsaj pjese.

“Pra, mė shumė investime pėr pėrmirėsimin e jetės sė qytetarėve dhe pėr ngritje tė mirėqenies sė tyre, nė mėnyrė qė kjo tė ndikojė nė pėrcaktimet e tyre pėr tė njohur, pranuar dhe integruar nė realitetin e ri tė krijuar nė Kosovė”, shprehet zoti Manaj.

Vendimi i papritur i ekzekutivit pėr dhėnien e 13 milionė eurove pėr vendbanimet serbe, jozyrtarisht u tha tė jetė marrė pas presionit ndėrkombėtar. Kjo me qėllim qė Prishtina tė dėrgonte sinjal tė qartė pėr pėrkushtimin e saj ndaj komuniteteve pakicė nė prag tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė.

 ... investime pėr pėrmirėsimin e jetės sė qytetarėve... qė kjo tė ndikojė nė pėrcaktimet pėr t'u integruar nė realitetin e ri.”
 
R. Manaj, zv/kryeministėr i Kosovės

Zėvendėskryeministri Ramė Manaj ka mohuar qė mbi qeverinė tė ketė pasur trysni pėr ndarjen e kėtyre mjeteve. Ai tha se ka qenė vendim i pėrbashkėt i institucioneve tė Kosovės se komunat e reja serbe kanė nevojė pėr mė shumė ndihmė financiare pėr konsolidimin e tyre.

“Komunat e reja kanė nevojė pėr pėrkrahje, sepse duan ta sigurojnė infrastrukturėn, hapėsirėn, mjetet e punės, por edhe projektet e ndryshme qė drejtpėrdrejt ndikojnė nė ngritjen e shkallės sė mirėqenies sė tyre, pėr ujėsjellės, pėr objekte shkollore, kanalizime, rrugė e tė tjera”, tha zėvendėskryeministri i Kosovės.

 Mendoj se, prej qė ėshtė formuar komuna e re, ėshtė mirė.
 
Pensionist serb, Graēanicė

Njė nga vendbanimet serbe qė do tė pėrfitojė 2 milionė euro nga ndarja e mjeteve shtesė tė qeverisė ėshtė edhe Graēanica, e cila pas zgjedhjeve tė nėntorit, u shndėrrua nė komunė mė vete, duke u ndarė kėshtu pas shumė vjetėsh nga administrimi i komunės sė Prishtinės.

Hapat e parė drejt pėrmirėsimit tė infrastrukturės tashmė janė bėrė nga udhėheqja e re e kėsaj komune tė vogėl dhe kjo vlerėsohet nga banorėt.

“Jeta nuk ėshtė e keqe, t’ju them tė drejtėn. E shihni, na kanė bėrė ulėset kėtu qė tė mund tė ulemi, na kanė rregulluar mirė kėtė hapėsirė, rruga ėshtė e mirė, ja edhe trotuaret. Mendoj se prej qė ėshtė formuar komuna e re, ėshtė mirė”, shprehet njė pensionist serb.

Ndėrkaq pėr kryetarin e komunės, Bojan Stojanoviq problemet nė kėtė komunė janė tė shumta.

“Problem ėshtė gjithēka, pėr ēfarėdo qė tė fillojmė tė flasim, ėshtė problem. Ju duhet ta kuptoni se ne, megjithatė, jetojmė nė margjina tė Kosovės. Serbėt jetojnė nė fshatra apo tė izoluar nė qytete. Kėtu nuk kemi parqe, nuk kemi kinema, nuk kemi palestėr sportive, nuk kemi asnjė semafor dhe kėto janė fakte nėnēmuese, por natyrisht ne nuk do tė heqim dorė”, deklaron zoti Stojanoviq.

 Ne kemi vendosur tė mbesim kėtu dhe shpresoj qė sė bashku do tė arrijmė ta forcojmė bashkėsinė tonė...
 
B.Stojanoviq, kryetar i komunės, Graēanicė

Ai thotė se serbėt e Graēanicės kanė vendosur qė t’u bėjnė ballė vėshtirėsive me tė cilat pėrballen dhe tė qėndrojnė nė shtėpitė e tyre.

“Ne kemi marrė vendim qė tė mbesim kėtu dhe shpresoj qė sė bashku do tė arrijmė ta forcojmė bashkėsinė tonė, sepse ky ėshtė prioriteti ynė dhe qė sė bashku me bashkėsitė tjera qė jetojnė nė Kosovė tė provojmė tė ndėrtojmė njė shoqėri mė pėrparimtare, sepse ėshtė vėshtirė t’u shpjegohet tė rinjėve qė janė mbyllur nė errėsirėn e tregimit pėr Kosovėn, se si duket drita”, thekson kryetari i komunės sė Graēanicės, Bojan Stojanoviq.

Investimet e reja tė qeverisė nė vendbanimet me shumicė serbe duket qė paraqesin formėn mė tė pėrshtatshme pėr vendosjen e kontakteve tė Prishtinės me kėtė komunitet, i cili nė shumė pjesė tė vendit, ka filluar t’i pėrshtatet realitetit tė krijuar me shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>