|
Lehtėsohet hyrja nė kufi pėr pushuesit kosovarė
|
|||||||||||||||||||||||
Nė ditėt e para tė sezonit turstik nė autostradėn e re nga Morini nė drejtim tė kryeqytetit Tiranė dhe bregdetit shqiptar
ka njė fluks mė tė madh tė qarkullimit tė automjeteve, sidomos tė turistėve nga Kosova.
Nė njė anė tė rrugės dhe nė patrullime tė bie nė sy se patrullat e policisė rrugore janė tė pėrbashkėta, me pjesėtarė tė policisė sė Kosovės dhe Shqipėrisė. Pėr herė tė parė policia e Kosovės arrin tė kryejė shėrbime provizore jashtė Kosovės dhe kjo vlerėsohet si njė tregues i besimit dhe sigurisė pėr udhėtarėt nga Kosova, por dhe Shqipėria. "Policia na ka pritur shumė mirė, nė rrugė ka mė shumė siguri, sidomos pėr ne qė vijmė nga Kosova," thotė njė pushues nga Gjakova. "Sivjet me rrugėn e re dhe me sigurinė qė ėshtė do tė ketė edhe mė shumė pushues nga Kosova pėr nė Shqipėri," parashikon ai. "Ėshtė shumė mirė edhe pėr kosovarėt qė tė shohin nė rrugėt tona patrulla tė pėrbashkėta mes dy policive," thotė njė shofer nga Kukėsi. "Ėshtė njė siguri mė shumė si pėr ne ashtu dhe pėr shqiptarėt e Kosovės," shton ai. Marrėveshja pėr kufirin Marrėveshja ėshtė nėnshkruar nė pikėkalimin kufitar tė Morinit, porta mė e madhe lidhėse mes Shqipėrisė dhe Kosovės dhe parashikon vetėm njė kontroll nė kufi dhe jo dy si mė parė. Gjatė verės kufiri do tė kalohet me ēdo lloj dokument identifikimi. Memorandumi pėr patrullim tė pėrbashkėt tė akseve rrugore mes dy policive, asaj tė Kosovės dhe Shqipėrisė, gjatė sezonit veror ėshtė vlerėsuar nga ministrat e brendshėm tė dy vendeve, jo vetėm si hap i madh bashkėpunimi, por dhe integrimi, ashtu siē veprohet nė kėto raste dhe nė shumė vende tė Bashkimit Evropian. Ministėri i Brendshėm i Shqipėrisė, Lulzim Basha, shpreh bindjen nė suksesin e kėtij bashkėpunimi, duke falenderuar dhe qeverinė e Kosovės pėr gatishmėrinė e treguar. "Kjo do tė pėrmirėsojė cilėsinė dhe transparencėn e kėtij shėrbimi, duke ulur nė minimum ankesat e qytetarėve dhe duke shtuar nė maksimum sigurinė e lėvizjeve tė tyre dhe kėnaqėsinė e pranisė sė tyre gjatė sezonit turistik, nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė," thotėl zoti Basha. Homologu i tij kosovar, Bajram Rexhepi, thotė se memorandumi i bashkėpunimit "ėshtė nė vazhdėn e bashkėpunimit tė madh ndėrinstitucional nė mes tė dy shteteve". "Ne jemi nė procesin e lėvizjes sė lirė dhe tė lėhtėsimit tė kalimit tė kufirit," thotė zoti Rexhepi. "Patrullat e pėrbashkėta nė trafikun rrugor do tė parandalojnė aksidentet qė nuk kanė munguar dhe do tė rrisin besimin e udhėtarėve," thotė zoti Rexhepi. Sipas pikave tė memorandumit patrullimet e pėrbashkėta do tė jenė deri nė fund tė sezonit turistik dhe do tė shtrihen nė tė gjitha rrugėt nacionale tė Shqipėrisė, sidomos nė ato qė tė ēojnė drejt pikave turistike. Shqipėria si vend pritės do tė paguajė gjithė shpenzimet dhe akomodimin e policėve nga Kosova. Hapja e tunelit tė Kalimashit dhe vėnia nė punė e autostradės nga Morini drejt Durrėsit do ti sjellė pushuesit nga Kosova pėr tre orė nė bregdetin e Durrėsit. Sivjet, sipas tė dhėnave qė ka policia kufitare dhe agjencitė turistike, pritet qė tė shėnohet numri mė i madh i pushuesve nga Kosova nė brigjet shqiptare. Gjatė vitit tė kaluar afro gjysėm milioni pushues kaluan pushimet nė brigjet e Jonit dhe Adriatikut.
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||