BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mėrkurė, 28 prill 2010 - 10:44 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Vlerėsime tė zymta pėr shpėtimin e Greqisė
 

 
 
Jorgos Papandreu
Papandreu kėrkon garanci pėr paqe sociale qė tė avancohen reformat
Kryeministri grek Jorgos Papandreu ka shprehur vendosmėrinė qė tė bėjė gjithēka qė duhet dhe tė mos marrė parasysh koston politike, qė vendi tė dalė nga kriza ne thellė ekonomike.

Po vetėm pak orė pas kėsaj deklarate tė kryeministrit, agjencia e vlerėsimit Standard & Poor's e ka zbritur Greqinė nė vendin mė tė ulėt nė klasifikim, duke theksuar se perspektiva ėshtė edhe mė e zymtė nėse dinamika e reformave nė Greqi dobėsohet.

Nė tė njėjtėn kohė, tregtarėt grekė shprehen pėrgjithėsisht pesimiste pėr mundėsitė e daljes sė shpejti nga kriza.

Papandreu kėrkon mbėshtetje

Duke folur para grupit parlamentar tė PASOK-ut nė pushtet, kryeministri grek Jorgos Papandreu, ka kėrkuar garanci pėr paqe sociale, me qėllim qė tė avancojnė ndryshimet e nevojshme nė shėrbim tė pėrmirėsimit tė situatės ekonomike tė vendit.

Nė kėtė kuadėr, kryeministri i ėshtė referuar valės sė protestave, qė pritet tė shkallėzohet nė ditėt e ardhshme.

"Nė parrullėn e protestuesve "Jashtė FMN-ja", unė do tė mund tė shtoja edhe "Jashtė Bashkimi Europian". Unė do tė mund t'i nėnshkruaja kėto parrulla, sepse objektivi ynė ėshtė qė tė ikim nga kujdestaria dhe mbikėqyrja," tha kryeministri grek.

Ai theksoi mospajtimin me dhunėn e ushtruar nga grevistėt nė portin e Pireut, qė mbajtėn peng pėr gati 24 orė njė anije kroēerė me rreth 1000 turistė tė huaj.

"Dhuna pėrforcon imazhin e mosbesimit ndaj vendit tonė", tha kryeministri.

Vetėm pak orė mė vonė, agjencia e vlerėsimit Standard & Poor's, theksonte se perspektiva e Greqisė do tė ishte edhe mė e zymtė, nėse kapacitetet e qeverisė pėr tė zbatuar reformat strukturore nė ekonomi, zhvlerėsoheshin nga reagimet e opozitės vendase, apo dobėsoheshin pėr arsye tė tjera.

Perspektivė e zymtė

Standard & Poors u zbriti edhe mė tej nė klasifikim Greqinė pėr aftėsitė huamarrėse, duke i vendosur obligacionet greke nė kategorinė "junk", qė nė zhargonin financiar pėrkthehet nė hedhurina.

Por ministria greke e Financave, nė njė reagim tė publikuar mbrėmė vonė, kėmbėngul se vlerėsimi mė i fundit i agjencisė financiare, nuk pasqyron zhvillimet reale nė ekonominė greke dhe as progresin e shėnuar nė indikatorėt bazalė ekonomiko-financiarė.

Ndėrsa janė intensifikuar negociatat qė po zhvillohen nė Athinė lidhur me modelitetet e mekanizmit tė ndihmės, shumica e opinionit grek shprehet kundėr pėrdrorimit tė kėtij mekanizmi.

Opinionet negative rriten edhe mė shumė, kur ėshtė fjala pėr implikimin e Fondit Monetar Ndėrkombėtar.

Njė kalim nė radhėn e dyqaneve qė gjenden nė qendėr tė Athinės, ilustron mė sė miri atė qė pėrjetojnė sot tregtarėt grekė.

Muaj mė parė, e marta pasdite ishte njė ditė shumė e gjallė, ndėrsa tani tregtarėt qėndrojnė tė ngrysur pas banakėve, nė pritje qė tė kalojė ndonjė blerės.

Pronari i njė dyqani me dhurata, thotė se situata aktuale e ekonomisė greke, e ka inluencuar shumė tregun. Njė tregtar tjetėr shprehet tepėr pesimist.

"Masat kanė pėr tė dhėnė rezultat pas dhjetė vjetėsh, ose asnjėherė. Nuk ka dritė nė fund tė tunelit, dritė do tė shohim vetėm po tė falimentojė Greqia e t'ia nisė nga e para. Pacienti shtė duke vdekur", thotė tregtari.

Kryeministri Papandreu thotė se vendi po pėrjeton momentet mė tė vėshtuira tė dakadave tė fundit.

Ai thekson vendosmėrinė e tij qė tė bėjė gjithēka qė duhet dhe tė mos marrė parasysh koston politike, pėr tė dalė vendi nga kriza e thellė.

Por shefi i qeverisė greke ėshtė I ndėrgjegjshėm se masat duhet tė gėzojnė mbėshtetjen e tė gjithėve.

Prandaj nė ditėt e ardhshme ka planifikuar njė sėrė daljesh publike, pėr tė sqaruar masat, ndėrsa nuk pėrjashtohet qė ndoshta dhe nesėr t'u drejtohet grekėve me njė mesazh televiziv.

 
 
LOKALE
Evropianėt theksojnė kushtet pėr Greqinė
25 prill 2010 | Faqja Kryesore
Kriza greke dominon nė takimin e FMN-sė
24 prill 2010 | Faqja Kryesore
Njė tjetėr grevė 24 orėshe nė Greqi
22 prill 2010 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>