http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E enjte, 25 shkurt 2010 - 14:44 CET

Ed Butler
BBC Athinė

Pse grekėt nuk paguajnė taksat?

Asnjė nuk ka qejf tė paguajė taksat, por shmangia e tyre ėshtė bėrė mėnyrė jetese nė Greqi, ku ekonomia e zezė vlerėsohet se ėshtė me njė vlerė prej 30 pėrqind tė Prodhimit tė Pėrgjithshėm Bruto (GDP).

Ky fakt, sigurisht qė nuk e ka ndihmuar qeverinė greke, ndėrsa pėrpiqet tė ulė defiēitin buxhetor qė ėshtė tani mė shumė 12 pėrqind e GDP-sė.

Kėto ditė ėshtė zhvilluar greva e dytė e pėrgjithshme brenda njė muaji kundėr masave pėr shtrėngimin e rripit nga qeveria.

Por pse e shmangin kaq shumė grekėt pagimin e taksave.

'Jo faturė'

Dalja nėpėr dyqane nė Athinė mund tė jetė njė pėrvojė e kėnaqshme, pėr sa kohė qė nuk pret tė marrėsh faturė tė asaj qė po blen.

Shitėsi nuk reagon mirė, ndėrsa korrespodennti i BBC-sė i kėrkon faturėn.

"Nuk ka faturė!" thotė ai.

Fatura, pėrfaqėson provėn e transaksionit pėr taksamledhėsin dhe njė numėr i konsiderueshėm grekėsh nuk ka qejf qė tė paguajė taksat.

"Tė paktėn njė e katėrta e aktivitetit ekonomik nė vend nuk deklarohet, e kam fjalėn pėr mjekėt dhe avokatėt, sigurisht edhe profesionistėt e lartė, por edhe pronarėt e klubeve tė natės, floktoreve, pra ēdo njeri, nė njė farė mase ėshtė pjesė e problemit," thotė Alkman Granitsas, njė gazetar i gazetės amerikane Wall Street Journal nė Athinė.

Ai thotė se evazioni fiskal ka qenė njė fakt i jetės nė Greqi qė nga shekulli 19-tė.

Pra, kush janė kėta njerėz?

Gazetari i BBC-sė takoi njė prej kėtyre shmagėsve tė taksave. Ai nuk dėshiron ta japė emrin, por pranon se biznesi i tij ka fitime prej rreth 75 mijė dollarėsh nė vit dhe ai praktikisht nuk deklaron asgjė nga kėto.

"Ne nuk kemi besim tek qeveria, ata favorizojnė njerėzit e tyre, kėshtu qė kur paguan taksat nuk e ndjen se ato shkojnė pėr shkollat apo spitalet, por e ndjen se ato para shkojnė tek njerėzit qė do tė punėsohen nga shteti pėr tė bėrė praktikisht asgjė," thotė ai.

Por a ka frikė ai se mund tė kapet.

"Sigurisht qė kam frikė, sepse njoh biznesmenė tė cilėve u kanė shkuar taksambledhėsit," tregon ai.

"Por ata thjesht tė vėnė njė gjobė - gjysma e kėtyre parave i shkon taksambledhėsit, gjysma i shkon shtetit, 50-50."

Por a ėshtė e drejtė qė njė biznesmen si ai nuk paguan taksė, ndėrsa njė punonjės zyre qė merr rreth 50 mijė dollarė nė vit ėshtė i detyruar tė paguajė sepse taksa i mbahet drejtėpėrdrejtė nga rroga.

"Unė punoj si i ēmendur pėr tė fituar diēka sepse unė prodhoj diēka," thotė ai.

"Kėta njerrėz nuk prodhojnė asgjė, por ata thjesht janė miq tė miqve qė janė vendosur nė ato vende pune."

Akuzat se ka njė fryrje tė sektorit publik, se taksambledhėsit marrin ryshfete, dhe se mbledhja e taksave thjesht nxiti njė sitem tė korruptuar, janė bėrė shumė shpesh nė Athinė.

Nė fakt grupi Transapercy International thotė se departamenti i taksave nė Greqi ėshtė njė nga degėt mė tė korruptuara tė njė prej qeverive mė tė korruptuara nė Evropė.

Reagimi zyrtar

Por si reagojnė zyrtarėt ndaj kėtyre akuzave?
Jorgos Papakonstandinou, ministri grek i Financave
Jorgos Papakonstandinou, ministri grek i Financave

"Ne kemi njė problem me korrupsionin. Kryeministri ka qenė shumė i hapur lidhur me kėtė dhe prandaj ne po pėrpiqemi tė bėjmė diēka," thotė pėr BBC-nė Jorgos Papakonstandinou, ministri grek i Financave dhe personi i ngarkuar me rregullimin e llogarive.

Ai pranon se detyra primare nė rregullimin e evazionit fiskal do tė jetė kthimi i besimit tė njerėzve tek qeveria.

"Ajo qė po ndodh ėshtė njė ndėrprerje e lidhjes sė besimit qė duhet tė ekzistojė midis shtetit dhe qytetarėve tė tij," thotė zoti Papakonstandinou.

"Qytetarėt i paguajnė taksat kur ata e ndjejnė se i paguajnė nė mėnyrė tė drejtė - qė do tė thotė se nuk janė tė vetmit qė paguajnė, se tė gjithė paguajnė sipas detyrimeve tė tyre, dhe e dyta kur ata e shohin se do tė marrin diēka si shkėmbim," thotė ai.

Pėr tė pasur sukses, qeverisė i duhet tė kapėrcejė kundėrshtimin e sindikatave tė sektorit publik, punonjėsve tė tė cilave po u ulen pagat dhe pėrfitimet.

Por deri tani nuk duket se qeveria po e fiton mbėshtetjen e publikut.

Anketat sugjerojnė se shumica e grekėve tė zakonshėm duan ndryshim dhe mund tė jenė tė gashėm tė paguajnė taksat, nėse ata mendojnė se sistemi ėshtė mė i drejtė se sa ėshtė tani.

Por a mund tė ndodhė kjo?

Autori dhe filozofi grek Nikos Dimou ka dyshime pėr kėtė.

"Do tė ēuditesha shumė," thotė zoti Dimou.

"Mendoj se disa gjera janė kaq tė rrėnjosura nė mentalitetin dhe traditėn e njerėzve, saqė do tė duhen disa gjenerata qė t'i ndryshosh.

"Kur mendon se paratė e taksave shkojnė kryesisht nė xhepat e zyrtarėve qė nuk bėjnė asgjė - pse dreqin duhet tė paguaj unė taksa pėr kėta njerėz?" ngre ai pyetjen.

Pra zgjidhja nuk ėshtė ndoshta rritja e tė ardhurave nga taksat, por zvogėlimi i qeverisė.

"Po, kėtė kėshillojnė ekonomistėt," thotė zoti Dimou.

"Por njė qeveri qė do tė pėrpiqej me tė vėrtetė ta zvogėlonte sektorin publik ėshtė e destinuar tė dėshtojė," thotė ai.