BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 25 shkurt 2010 - 14:44 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Pse grekët nuk paguajnë taksat?
 

 
 
Protesta në Athinë
Grekët protestojnë kundër masave shtrënguese të qeverisë
Asnjë nuk ka qejf të paguajë taksat, por shmangia e tyre është bërë mënyrë jetese në Greqi, ku ekonomia e zezë vlerësohet se është me një vlerë prej 30 përqind të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto (GDP).

Ky fakt, sigurisht që nuk e ka ndihmuar qeverinë greke, ndërsa përpiqet të ulë defiçitin buxhetor që është tani më shumë 12 përqind e GDP-së.

Këto ditë është zhvilluar greva e dytë e përgjithshme brenda një muaji kundër masave për shtrëngimin e rripit nga qeveria.

Por pse e shmangin kaq shumë grekët pagimin e taksave.

'Jo faturë'

Dalja nëpër dyqane në Athinë mund të jetë një përvojë e kënaqshme, për sa kohë që nuk pret të marrësh faturë të asaj që po blen.

Shitësi nuk reagon mirë, ndërsa korrespodennti i BBC-së i kërkon faturën.

"Nuk ka faturë!" thotë ai.

Fatura, përfaqëson provën e transaksionit për taksamledhësin dhe një numër i konsiderueshëm grekësh nuk ka qejf që të paguajë taksat.

"Të paktën një e katërta e aktivitetit ekonomik në vend nuk deklarohet, e kam fjalën për mjekët dhe avokatët, sigurisht edhe profesionistët e lartë, por edhe pronarët e klubeve të natës, floktoreve, pra çdo njeri, në një farë mase është pjesë e problemit," thotë Alkman Granitsas, një gazetar i gazetës amerikane Wall Street Journal në Athinë.

Ai thotë se evazioni fiskal ka qenë një fakt i jetës në Greqi që nga shekulli 19-të.

Pra, kush janë këta njerëz?

Gazetari i BBC-së takoi një prej këtyre shmagësve të taksave. Ai nuk dëshiron ta japë emrin, por pranon se biznesi i tij ka fitime prej rreth 75 mijë dollarësh në vit dhe ai praktikisht nuk deklaron asgjë nga këto.

"Ne nuk kemi besim tek qeveria, ata favorizojnë njerëzit e tyre, kështu që kur paguan taksat nuk e ndjen se ato shkojnë për shkollat apo spitalet, por e ndjen se ato para shkojnë tek njerëzit që do të punësohen nga shteti për të bërë praktikisht asgjë," thotë ai.

Por a ka frikë ai se mund të kapet.

"Sigurisht që kam frikë, sepse njoh biznesmenë të cilëve u kanë shkuar taksambledhësit," tregon ai.

"Por ata thjesht të vënë një gjobë - gjysma e këtyre parave i shkon taksambledhësit, gjysma i shkon shtetit, 50-50."

Por a është e drejtë që një biznesmen si ai nuk paguan taksë, ndërsa një punonjës zyre që merr rreth 50 mijë dollarë në vit është i detyruar të paguajë sepse taksa i mbahet drejtëpërdrejtë nga rroga.

"Unë punoj si i çmendur për të fituar diçka sepse unë prodhoj diçka," thotë ai.

"Këta njerrëz nuk prodhojnë asgjë, por ata thjesht janë miq të miqve që janë vendosur në ato vende pune."

Akuzat se ka një fryrje të sektorit publik, se taksambledhësit marrin ryshfete, dhe se mbledhja e taksave thjesht nxiti një sitem të korruptuar, janë bërë shumë shpesh në Athinë.

Në fakt grupi Transapercy International thotë se departamenti i taksave në Greqi është një nga degët më të korruptuara të një prej qeverive më të korruptuara në Evropë.

Reagimi zyrtar

Por si reagojnë zyrtarët ndaj këtyre akuzave?

Jorgos Papakonstandinou, ministri grek i Financave
Jorgos Papakonstandinou, ministri grek i Financave

"Ne kemi një problem me korrupsionin. Kryeministri ka qenë shumë i hapur lidhur me këtë dhe prandaj ne po përpiqemi të bëjmë diçka," thotë për BBC-në Jorgos Papakonstandinou, ministri grek i Financave dhe personi i ngarkuar me rregullimin e llogarive.

Ai pranon se detyra primare në rregullimin e evazionit fiskal do të jetë kthimi i besimit të njerëzve tek qeveria.

"Ajo që po ndodh është një ndërprerje e lidhjes së besimit që duhet të ekzistojë midis shtetit dhe qytetarëve të tij," thotë zoti Papakonstandinou.

"Qytetarët i paguajnë taksat kur ata e ndjejnë se i paguajnë në mënyrë të drejtë - që do të thotë se nuk janë të vetmit që paguajnë, se të gjithë paguajnë sipas detyrimeve të tyre, dhe e dyta kur ata e shohin se do të marrin diçka si shkëmbim," thotë ai.

Për të pasur sukses, qeverisë i duhet të kapërcejë kundërshtimin e sindikatave të sektorit publik, punonjësve të të cilave po u ulen pagat dhe përfitimet.

Por deri tani nuk duket se qeveria po e fiton mbështetjen e publikut.

Anketat sugjerojnë se shumica e grekëve të zakonshëm duan ndryshim dhe mund të jenë të gashëm të paguajnë taksat, nëse ata mendojnë se sistemi është më i drejtë se sa është tani.

Por a mund të ndodhë kjo?

Autori dhe filozofi grek Nikos Dimou ka dyshime për këtë.

"Do të çuditesha shumë," thotë zoti Dimou.

"Mendoj se disa gjera janë kaq të rrënjosura në mentalitetin dhe traditën e njerëzve, saqë do të duhen disa gjenerata që t'i ndryshosh.

"Kur mendon se paratë e taksave shkojnë kryesisht në xhepat e zyrtarëve që nuk bëjnë asgjë - pse dreqin duhet të paguaj unë taksa për këta njerëz?" ngre ai pyetjen.

Pra zgjidhja nuk është ndoshta rritja e të ardhurave nga taksat, por zvogëlimi i qeverisë.

"Po, këtë këshillojnë ekonomistët," thotë zoti Dimou.

"Por një qeveri që do të përpiqej me të vërtetë ta zvogëlonte sektorin publik është e destinuar të dështojë," thotë ai.

 
 
LOKALE
Greqia përfshihet nga një grevë e madhe
24 shkurt 2010 | Faqja Kryesore
Papandreou paralajmëron për ekonominë
21 shkurt 2010 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>