BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 15 janar 2010 - 10:51 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Përmirësim gradual i situatës në Shkodër
 

 
 
Shkodër
Për dy javë zona e Shkodrës është përballur me përmbytje
Shkodra ka lënë pas dy javë shumë të vështira për mijëra banorë, të cilët u përmbytën nga vërshimi i ujrave në pronat dhe banesat e tyre.

Edhe të premten në këtë rajon vijon të jetë një mot i kthjellët dhe me diell, gjë që ka ndikuar dhe në rënien e nivelit të ujrave në rajonet e përmbytura.

Sipas të dhënave zyrtare, sipërfaqja e përmbytur në rrethin e Shkodrës është 9340 ha ose rreth 2000 ha më pak se 24 orë më parë.

Po sipas këtyre të dhënave numri i personave të evakuar është 5173 dhe numri i shtëpive të përmbytura 2169.

Nga rënia e ujrave janë mundësuar dhe lidhjet me rrugën automobilistike të disa fshatrave periferikë të Shkodrës, por ende mbetet i pamundur përshkrimi me makina i rrugëve që të çojnë në Velipojë, fshatrat përreth dhe në Shirokë. Uji ka lëshuar dhe rrugët në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Vazhdon ndërkohë furnizimi me ushqime për banorët e izoluar, të cilët kërkojnë dhe fillimin e punës për evidentimin e dëmeve të shkaktuara dhe kompensimin sa më parë nga ana e shtetit.

Përmirësimi gradual i situatës ka bërë që dhe mësimi në disa prej shkollave të mbyllura të rinisin proçesin mësimor.

Edhe furnizmi me drita dhe ujë të pijshëm ka qenë normal me përjashtime të vogla.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>