BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 12 janar 2010 - 17:05 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Mot më i mirë, por evakuimet vazhdojnë
 

 
 
Zona e përmbytur pranë periferi të Shkodrës
Uji po mbulon ngadalë disa lagje të Shkodrës
Përmirësimi i lehtë i motit duket se i ka dhënë një moment frymëmarrje banorëve të përmbytur në rajonin e Shkodrës.

Megjithatë autoritetet këmbëngulin që të vazhdojë evakuimi i njerëzve që vazhdojnë të jetojnë në shtëpitë në zonat e përmbytura.

Përparësi e qeverisë dhe autoriteteve vendore është dërgimi i ndihmave humanitare për banorët e izoluar.

Moti i mirë dhe pa reshje sot ka ndikuar pozitivisht në punën e strukturave shtetërore dhe humanitare, për të ndihmuar të rrezikuarit nga përmbytjet e mëdha, që kanë përfshirë rajonin e Shkodrës prej gati 10 ditësh.

Sipas njoftimeve zyrtare, mësohet se sot janë dërguar me rrugë ajrore ndihma ushqimore për banorët e izoluar të komunës Dajç, si dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.

Rëndësi po i jepet lidhjes së lagjeve dhe fshatrave të izoluar me transport ujor, si dhe forcimit të argjinaturave në zonat ku ka pasiguri.

Bilancet më të fundit flasin për 10.400 ha tokë të përmbytur, 4780 persona të evakuar, dhe 2500 shtëpi të përmbytura.

Sipas kompanisë energjitike, KESH, prujet në hidrocentralet në kaskadën e Drinit po shkojnë drejt normalitetit.

Në Fierzë mbërrijnë 500 metër kub ujë /sek, ndërkohë që derdhen 880 metër kub ujë/sek. Edhe Koman dhe Vau i Dejës prujet konsiderohen në parametra optimalë.

Kërkesë e vazhdueshme e banorëve të përmbytur mbetet evidentimi i dëmeve sa më shpejt dhe fillimi i punës për kompensimin e tyre nga ana e shtetit.

 
 
LOKALE
Bie niveli në H/C, por përmbytjet shtohen
12 janar 2010 | Faqja Kryesore
Niveli i Ohrit në kuota maksimale
12 janar 2010 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>