|
Priten rezultatet zyrtare
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vlerėsuar se zgjedhjet lokale tė sė dielės, tė parat nė vend qė prej shpalljes sė pavarėsisė,
janė zhvilluar tė qeta dhe konform standardeve ndėrkombėtare. Vėzhguesit e huaj pritet qė gjatė ditės tė publikojnė vėzhgimet
e tyre.
Pas votimit, Partia Demokratike e Kosovės e kryeministrit Hashim Thaēi, ka shpallur fitoren nė 20 komuna tė kosovės. Tė dielėn nė mbrėmje nė kėtė parti festohej ndėrkohė vetė zoti Thaēi tha se kjo ishte njė fitore pėr tė gjithė: "Shteti i Kosovės e dha provimin e demokracisė me zotimin pėr tė ardhmen integruese euroatlantike", tha z. Thaēi. Tė kėnaqur nga votimi janė edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovės. Nėnkryetari i kėsaj partie Lutfi Haziri bėri tė ditura rezultatet, duke thėnė se partia e tij ka fituar nė Prishtinė: "Mbėshtetja e madhe qė iu dha nė Prishtinė LDK-sė dhe nė katėr komuna, tregon se vizioni jonė ėshtė mbėshtur nga pjesa dėrmuese e popullatės,"- tha z. Haziri. Pas zgjedhjeve lokale, tė kėnaqura me rezultate e arritura shprehen edhe subjektet e tjera politike. Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės thotė se ka arriturr rritje nė pėrkrahje. Lidhja Demokratike e Dardanisė, e cila ishte nė koalicion me Aleancėn Kosova e Re, thotė se pas kėtyre zgjehdjeve ka pėrforcuar pozicionet e veta. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndėrkohė ka bėrė publike rezultatet tė pjeshme, tė njė numri tė vogėl tė komunave. Gjatė ditės do tė duhet qė tė konfirmojė rezultatet qė dhanė subjektet politike. Korrespondenti i BBC-sė nė Prishtinė citonė vėzhgues tė kenė thėnė se zgjedhjet e sė dielės mund tė vlerėsohen si njė arritje e madhe, pavarėsisht rezultateve, pėr vetė popullin e kosovės. Zgjedhjet lokale nė Kosovė, tė parat tė organizuara nga autoritetet vendore pas shpalljes sė pavarsisė, vlerėsohet sepėrgjithėsisht u zhvilluan tė qeta. KQZ-ja tha se ato pėrmbushėn standardet ndėrkombėtare. Incidentet e vogla qė kanė ndodhur, nga KQZ, nuk konsiderohen tė njė rėndėsie tė madhe pėr tė cėnuar kredibilitetin e procesit zgjedhor. "Tė gjitha pėrgatitjet u bėnė qė zgjedhjet tė ishin tė lira, demokratike dhe nė harmoni me standardet e larta ndėrkombėtare dhe ne shpresojmė se kjo ėshtė arritur,"- tha pas mbylljes sė vendvotimeve Nesrin Lushta, kryetare e KQZ-sė. KQZ tha se 45 pėr qind e elektoratit doli nė votime, qė ėshtė mė shumė se nė zgjedhjet e klauara. Gjatė ditės pritet shpallja e rezultateve, por edhe rapori i misionit vėzhgues ndėrkombėtar ENEMO. Reagimet nė Beograd Ministri serb pėr Kosovėn nė Qeverinė nė Beograd, Goran Bogdanoviq, duke i cilėsuar zgjedhjet lokale nė Kosovė, si jolegale, ka vlerėsuar se nė to ka dalė njė numėr i vogėl serbėsh dhe, sipas tij, pjesa dėrmuese e tyre ka respektuar qėndrimin e Qeverisė sė Serbisė se nuk ka kushte pėr pjesėmarrjen e tyre nė kėto zgjedhje. "Tani tė gjithė e kanė tė qartė se komuniteti serb nuk dėshiroi tė pranojė rolin paraprakisht tė pėrcaktuar qė tė jetė ai qė t'u japė legjitimitet zgjedhjeve tė jashtėligjshme"- thuhet nė njė komunikatė tė ministrit serb Bogdanoviq. Mirėpo, pėr dallim prej tij, media elektronike dhe ajo e shkruar nė Beograd kanė raportuar pėr njė pjesėmarrje tė dukshme tė serbėve nė Graēanicė, Ranillug dhe Kllokot, ndėrsa simbolike ka qenė jehona nėpėr komunat nė veri tė Kosovės - Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveēan. Nė tė njėtjėn kohė, Televizioni shtetėror i Serbisė njoftoi se tė dielėn nė Graēanicė, pėr mungesė tė kuorumit, ishte anuluar njė mbledhje e Komisionit parlamentar tė Kuvendit tė Serbisė me qėllim tė mbėshtetjes sė serbėve tė mos dalin nė zgjedhje. |
LOKALE
'Mbetet numėrimi sa mė i shpejtė i votave'16 nėntor 2009 | Rajoni
Zgjedhje tė qeta nė Kosovė15 nėntor 2009 | Faqja Kryesore
Kosova voton pėr pushtetin lokal15 nėntor 2009 | Rajoni
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||