|
Policia greke kap tė shumėkėrkuarin Rizaj
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Policia greke ka arrestuar tė hėnėn nė mėngjes njė person shumė tė kėrkuar, me shtetėsi shqiptare.
Alket Rizaj ishte arratisur dy herė nė mėnyrė spektakolare, duke pėrdorur helikopter. Korrespondenti i BBC-sė thotė se ai u kap nė zonėn e Sheshit pranė kryeqytetit grek, nė njė banesė ku po jetonte qė prej arratisjes sė tij nga burgu, nė shkurt tė kėij vitit. Arratisja e tij dhe e njė tė shumėkėrkuari tjetėr grek, Vasilis Paleokostas, kishte bėrė bujė tė madhe. Arratisja u realizua me helikopter. Po me helikopter ata ishin arratisur edhe nė qershor 2006, pėr tė rėnė nė duart e policisė 3 muaj mė vonė. Bashkė me Rizajn u arrestua edhe njė mikeshė e tij qė thuhet se kishte organizuar arratisjen e dytė. Sipas tė dhėnave tė para janė arrestuar edhe dy persona tė tjerė. Nė operacion morėn pjesė forca tė shumnta policore. Nė banesėn e tij u gjet njė automatik kallashnikov, dy pushkė dhe njė granatė dorė. Autoritetet thanė se ai nuk bėri asnjė rezistencė. Arratisja e dytė e Rizajt, nė shkurt tė kėtij viti, ndodhi vetėm njė ditė para se ai tė dilte nė sallėn e gjyqit. Ai akuzohet pėr tė paktėn njė vrasje dhe njė sėrė grabitjesh. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||