BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E premte, 13 nėntor 2009 - 16:34 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Policia kosovare "garanton sigurinė pėr zgjedhjet"
 
Harta e Kosoves
Policia nė Kosovė thotė se ka ndėrmarrė tė gjitha masat e sigurisė qė dita e zgjedhjeve tė kalojė e qetė.

Rreth 5 mijė policė do tė jenė nė detyrė mė 15 nėntor pėr tė siguruar mbarėvajtjen e procesit zgjedhor.

Drejtori i Drejtorisė pėr Planifikim dhe Zhvillim nė policinė e Kosovės, major Granit Fetahu, nė njė intervistė pėr BBC-nė ka porositur qytetarėt qė tė mos shqetėsohen pėr sigurinė e votės sė tyre dhe ka pėrjashtuar mundėsinė e kontrabandimit tė fletėvotimeve apo tė materialit tjetėr sensitiv.

Violeta Hyseni bisedoi me zotin Fetahu.

BBC: Ēfarė parashikon plani operativ pėr siguri nė ditėn e zgjedhjeve?

Granit Fetahu: Policia e Kosovės ėshtė plotėsisht e pėrgatitur dhe do tė jetė e angazhuar nė kapacitete tė plota gjatė ditės sė zgjedhjeve posaēėrisht, edhe pse policia ėshtė e angazhuar qė nga fillimi i procesit, i kryen tė gjitha pėrgjegjėsitė dhe detyrat qė i takojnė me legjislacionin nė fuqi nė bashkėpunim tė plotė dhe tė mirė me KQZ-nė.

Nė ditėn e zgjedhjeve puna do tė fillojė nė orėt e hershme tė mėngjesit nė mes tė ditės 14 e 15 nėntor, do tė jenė tė kyēur mbi 15 mijė zyrtarė policorė gjatė kėtij operacioni. Policia do tė jetė e shpėrndarė nė mėnyrė racionale nė tėrė territorin e Kosovės pėr tė siguruar ambient tė qetė pėr tė gjithė qytetarėt, pėr t'ju siguruar po ashtu ushtrimin e sigurt tė sė drejtės sė tyre pėr tė votuar.

BBC: Ditėve tė fundit ka pasur shqetėsime nga disa subjekte politike pėr bartjen e materialit sensitiv. Pse policia nuk ėshtė ngarkuar me kėtė detyrė?

Granit Fetahu: Policia e Kosovės ėshtė e angazhuar nė bashkėpunim me KQZ-nė qė prej fillimit tė procesit. I gjithė materiali sensitiv, pėrfshirė edhe fletėvotimet qė prej hyrjes nė territorin e Republikės sė Kosovės, ėshtė nėn pėrcjellje dhe nėn sigurimin e policisė sė Kosovės.

Ėshtė strikt qė materiali sensitiv, pėrfshirė edhe fletėvotimet, nuk guxon tė lėvizė, pa prezencėn, pa sigurinė e policisė. Policia ėshtė nė sigurim tė fletėvotimeve dhe gjithė materialit sensitiv qė prej fillimit kur ka arritur nė territorin e Kosovės.

BBC: Pra ju i siguroni edhe subjektet politike, edhe votuesit se nuk ka vend pėr t’u shqetėsuar sa i pėrket sigurisė sė fletėvotimeve dhe votės sė tyre?

Granit Fetahu: Plotėsisht. Sa i pėrket mundėsisė sė qarkullimit tė fletėvotimeve falso, ėshtė e pamundur sepse tė gjithė zyrtarėt policorė e kanė informacionin, i kanė udhėzimet dhe urdhėresėn qė ēdo material qė i pėrngjan materialit sensitiv qė haset nėpėr territorin e Kosovės dhe nuk ėshtė nėn pėrcjellje tė policisė menjėherė tė reagojė dhe ta arrestojė personat.

Pra, mundėsia e kontrabandimit me fletėvotime ėshtė zero, pėr arsye se policia kufitare ėshtė e kyēur nė kapacitete tė plota dhe posaēėrisht pėr kėtė ēėshtje.

BBC: Zoti Fetahu, a do tė jetė policia nė ditėn e zgjedhjeve nė qendra votimi?

Granit Fetahu: Tė gjitha depot, tė gjitha qendrat e votimit, nė pėrgjithėsi kudo qė do tė jetė materiali sensitiv, policia e Kosovės do tė jetė aty. Fuqia qė do tė angazhohet do tė jetė varėsisht prej vlerėsimeve qė policia bėn pėr njė lokacion tė caktuar.

BBC: A do tė ketė masa shtesė tė sigurisė nė veri tė Kosovės, duke pasur parasysh edhe kundėrshtimet qė vijnė nga serbėt e atjeshėm rreth procesit zgjedhor?

Granit Fetahu: Policia e Kosovės e bėn grumbullimin e informacioneve tė ndryshme, vlerėsimin e vazhdueshėm tė situatės nė tėrė territorin e Kosovės dhe varėsisht nga kjo edhe angazhon kapacitetet e veta.

BBC: Kjo nėnkupton qė edhe policėt serbė do tė jenė nė detyrė atė ditė?

Granit Fetahu: Po

BBC: Do tė ketė mbėshtetje policia e Kosovės nė ditėn e zgjedhjeve edhe nga policia e EULEX-it dhe forca paqėruajtėse e NATO-s apo do tė kujdeseni vetėm ju pėr sigurinė?

Granit Fetahu: Policia e Kosovės bazuar nė legjislacionin nė fuqi ėshtė pėrgjegjėsi kryesor pėr sigurinė gjatė procesit zgjedhor. Policia e Kosovės tani pėr tani, sipas vlerėsimeve qė kemi, nuk kemi nevojė pėr mbėshtetje nga agjencionet tjera, mirėpo policia ėshtė nė bashkėpunim tė vazhdueshėm me EULEX-in dhe KFOR-in.

Nė rast nevoje do tė kėrkojmė asistencė, mirėpo pėr momentin policia e Kosovės zotohet se me forca tė veta do ta kryejė kėtė operacion tė sigurisė gjatė procesit zgjedhor.

BBC: A pritet qė dita e zgjedhjeve tė jetė e qetė, duke pasur parasysh se ditėve tė fundit kemi parė dy incidente gjatė fushatės zgjedhore?

Granit Fetahu: Policia e Kosovės ka qenė e pėrfshirė nė ēėshtjen e sigurisė gjatė tėrė procesit zgjedhor, pėrfshirė kėtu edhe fushatėn zgjedhore.

Policia e vlerėson fushatėn pėrgjithėsisht tė qetė. Besojmė dhe vlerėsojmė se edhe dita 'Z' e ashtuquajtur nga KQZ, pra 15 nėntori do tė shkojė e qetė dhe siguria do tė jetė nė nivel.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake