BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E enjte, 12 nėntor 2009 - 16:59 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Pėrplasje pėr 'ligjin antimafia'
 

 
 
Kuvendi
Ndryshimet e ligjit pritet tė diskutohen nė parlament
Nė Shqipėri janė shtuar polemikat rreth disa amendamenteve qė pėrgatiten t’i bėhen tė ashtuquajturit ligji antimafia.

Mė shumė debate ka ngjallur njė nen sipas tė cilit personave qė kanė njė standard tė pajustifikuar jetese, iu sekuestrohet pasuria.

Maxhoranca thotė se kėto ndryshime synojnė tė thellojnė goditjen ndaj krimit tė organizuar, ndėrsa opozita e konsideron kėtė si antikushtetues dhe rrezik pėr qytetarėt.

Polemikat rreth kėtyre ndryshimeve nisėn pak javė mė parė kur drejtuesit e Ministrisė sė Drejtėsisė bėnė publik draftin e hartuar nga specialistėt e kėtij dikasteri.

Nė atė kohė ministri Bujar Nishani, gjatė njė interviste dhėnė BBC-sė, spjegoi arsyet e kėsaj ndėrmarrjeje.

"Iniciativa erdhi pėr shkak tė njė vendimi unifikues tė Gjykatės sė Lartė e cila nė njėfarė mėnyrė bllokoi sekuestrimin e aseteve ekonomike dhe financiare tė personave qė hetoheshin pėr veprimtari kriminale nė gjykatė. Ky ėshtė njė shqetėsim i cili, nė njėfarė mėnyre, ka ndikimin e vet edhe nė procesin e hetimit dhe gjykimit tė grupeve kriminale. Nėse njė grup kriminal apo invidivid, i cili hetohet pėr njė vepėr tė caktuar kriminale, vazhdon tė pėrfitojė apo vjelė asetet e tij ekonomike, tė ketė burime tė mjaftueshme financiare, rezulton qė shpeshherė kėto i pėrdor nė interes tė devijimit tė gjykimit apo tė ndėrhyrjes nė proēesin e gjykimit nėpėrmjet formave tė ndryshme tė korrupsionit. Pra, fryma dhe gėrma e ligjit, nė fakt, bėn fjalė pėr ngrirjen dhe mė pas sekuestrimin e tė gjitha atyre asseteve financiare tė pėrsonave qė hetohen pėr njė vepėr kriminale, por qė nuk e justifikojnė pasurinė qė kanė. Ndaj, edhe proēesi i ngrirjes dhe sekuestrimit tė tyre mbėshtetet kryesisht nė kodin e proēedurės civile duke e shmangur pjesėn tjetėr qė ka tė bėjė mė veprėn penale pėr tė cilėn akuzohet dhe hetohet i akuzuari", tha pėr BBC-nė zoti Nishani.

Por, opozita nuk i priti aspak mirė ndryshimet e propozuara nga qeveria.

Ditė pas dite ajo formuloi njė qėndrim tė kundėrt.

Mė i papranueshėm pėr tė duket neni sipas tė cilit personave qė kanė njė standart tė pajustifikuar jetese, iu sekuestrohet pasuria.

Opozita, nėpėrmjet njėrit prej specialistėve tė saj Damian Gjiknuri, deklaroi ndryshimet qė synojnė tė pėrfshijnė ēdo person qė nuk justifikon tė ardhurat e tij.

Sipas opozitės shtesat nė ligjin e ri i japin kompetenca tė gjera policisė dhe prokurorisė, ē’ka gjatė zbatimit mund tė sjellė dhe spekulime.

"E thėnė ndryshe, ēdo qytetar qė mund tė ketė vėnė pasuri mund tė jetė subjekt i masave tė kėtij ligji qė do tė thotė se pasuria e tij mund tė sekuestrohet dhe ai duhet tė japė llogari se si e ka krijuar kėtė pasuri dhe, njėkohėsisht, ligji i jep kompetenca tė gjėra policisė dhe prokurorisė, pavarėsisht nga pėrfshirja ose jo e personit nė aktivitetet kriminale qė parashikon ligji. Ky nocion i ri juridik jo vetėm qė nuk ėshtė i qartė, por edhe nuk pėrputhet me nocionin e ngjashėm qė aplikojnė ato pak shtete tė cilat e zbatojnė kėtė ligj dhe qė lidhet vetėm me persona qė, nė njė mėnyrė apo njė tjetėr, janė tė lidhur me aktivitete kriminale objekt tė kėtij ligji, jo thjesht me dyshime aprori se si njė qytetar zotėron mė shumė pasuri sesa fiton", tha zoti Gjiknuri.

Por, nga ana e saj, maxhoranca e konsideron ligjin mjaft tė domosdoshėm.

Ish ministri i kabinetit Berisha, deputeti Viktor Gumi, thotė se ndryshimet synojnė tė thellojnė goditjen ndaj krimit tė organizuar nė Shqipėri.

"Ky projekt nuk i jep kompetenca tė gjera as policisė as prokurorisė. Kėto kompetenca policia dhe prokuroria i ka patur qė nė vitin 2004 dhe prej kėtij viti e deri tani ky ligj i ka rezistuar standardit kushtetues, ai nuk ėshtė deklaruar antikushtetues. Ne themi qė thelbi i projektiligjit tė vitit 2004 ėshtė i njėjtė me projektligjin qė do tė bėhet mė 2009. Qėndrimi ynė ėshtė se kėrkojmė tė shmangim keqinterpretimet dhe deformimet qė ka patur zbatimi i kėtij ligji nė praktikėn gjyqėsore, pikėrisht pėr moskuptim tė kėtij ligji", tha deputeti Viktor Gumi.

Por, kundėr ligjit janė shprehur edhe disa pėrfaqėsues tė shoqatave tė juristėve shqiptarė.

Fatmir Braka, kreu i shoqatės sė avokatėve, thotė se ligji ėshtė antikushtetues.

"Ky projektligj, i cili pėrcaktohet si ligj kushtetues, gjykoj dhe mendoj se ėshtė antikushtetues. Arsyeja pėr tė cilėn mendoj kėtė gjė, ėshtė se me kėtė ligj nė vetė kushtetutėn, e cila parashikon si organ tė ndjekjes penale pėr njė moment prokurorinė, ky ligj i jep njė tjetėr rregullim prokurorisė, pra e fut prokurorinė nė njė proces civil dhe kjo bėn qė prokuroria tė marrė kompetenca jashtė atyre tė pėrcaktuara nė kushtetutė. Veē kėsaj, me kėtė ligj janė prekur dhe disa ligje tė tjera organike siē ėshtė i kodit tė proēedurės civile dhe asaj penale. Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, ėshtė se nė kėtė ligj flitet pėr njė standard tė caktuar jetese pėr tė cilėn shumė njerėz mund tė ndiqen qoftė nga policia, qoftė nga prokuroria, mund tė konfiskohet pasuria pėr rastin kur ata nuk e justifikojnė kėtė pasuri. Ky ligj pėr nga vetė titulli, ligj antimafia qė quhet, i bėn kėta njerėz qė tė futen nė kanalet e mafias, gjė qė ėshtė njė absurditet, do gjykoja, sepse tė gjithė njerėzit qė nuk mund t’i justifikojnė pasuritė e tyre, por qė mund t’i kenė vėnė me arsye nga mė tė ndryshmet, qė nuk kanė lidhje kurrė me trafiqet, tė cilėsohen dhe tė piketohen si tė tillė, si mafiozė. Veē kėsaj, gjykoj se ligji shkel atė parim tė rėndėsishėm qė vjen qė nga latinėt qė e ka tė pėrcaktuar kushtetuta, qė e ka konventa europiane, atė tė prezumimit tė pafajsisė, ē‘ka do tė thotė qė njė njeri prezumohet i pafajshėm derisa sa tė provohet fajėsia e tij. Nė rastin konkret me kėtė ligj i thuhet tjetrit se unė do tė sekuestroj pasurinė dhe ti duhet tė provosh pafajėsinė tėndė", thotė Fatmir Braka, kreu i shoqatės sė avokatėve.

Por, deputeti i Partisė Demokratike, Viktor Gumi, thotė se kėto shqetėsime nuk kanė pėrse tė ekzistojnė.

"Deri dje unė kam qenė nė biseda shumė intensive tė pėrditshme me organizata ndėrkombėtare, aktorėt vendas e tė tjerė tė interesuar qė asisitojnė sistemin e drejtėsisė. Kemi parė fjalė pėr fjalė ēdo pikė tė projektligjit, ēdo presje tė tij. Unė deri mė sot nuk kam qoftė me shkrim, qoftė nė njė bisedė informale, as nga aktorėt vendas, as nga aktorėt e huaj qė ky ligj shkel standardet kushtetuese, shkel tė drejtat e njeriut, shkel tė drejtėn europiane. Pėrkundrazi ata thonė qė ligji pėrmban garancitė e nevojshme qė kėrkon kushtetuta jonė dhe po qe se zbatohet ashtu siē duhet pa deformime nga prokuroria dhe gjyqėsori, ėshtė mjeti mė i mirė pėr luftėn ndaj krimit tė organizuar", tha zoti Gumi.

Megjithatė, tashmė mbetet qė ligji tė diskutohet nė parlament.

Por, mjaft ekspertė mendojnė se pėrsėri do tė jetė zbatimi i tij nė praktikė qė do tė tregojė nėse ligji antimafia do tė jetė efektiv pėr Shqipėrinė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake