BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Dell pret qė PDK dhe AAK tė dėnojnė incidentin nė Deēan
 
Prishtina
Ambasadori i SHBA-sė nė Kosovė, Christopher Dell, i ka bėrė thirrje PDK-sė nė pushtet dhe AAK-sė nė opozitė qė tė distancohen nga incidenti nė Deēan dhe ka kėrkuar nga ato qė t’u bėjnė thirrje tė gjithė pėrkrahėsve tė tyre qė tė shmangin incidentet e ngjashme.

Ambasadori Dell tha se asnjėra palė nuk mund ta justifikojė dhunėn duke u bazuar nė pohimet, siē tha, se pala tjetėr e filloi dhe e cilėsoi kėtė si “shkatėrruese pėr Kosovėn, demokracinė dhe zgjedhjet”.

"Ajo qė ne presim nga udhėheqėsit e tė gjitha partive politike ėshtė njė deklaratė e qartė se ata e dėnojnė ngjarjen, kushdo qė ta ketė filluar duhet tė dėnohet, dhe t’u bėjnė thirrje tė gjithė pėrkrahėsve tė tyre qė tė shmangin incidentet e mundshme tė kėtilla. Nuk i shėrben askujt qė tė pėrfshihet nė spekulimet publike pėr motivet dhe vendimet e palės tjetėr, duke treguar me gisht nė njėri tjetrin. Thjeshtė kjo ėshtė helmuese prandaj duhet tė ndalet dhe duhet tė ndalet menjėherė," tha ambasadori Dell.

Eskorta e kryeministrit tė Kosovės, njėherėsh kryetar i PDK-sė, Hashim Thaēi, tė mėrkurėn pasdite, u sulmua me gurė nė Deēan nė pėrmbyllje tė fushatės parazgjedhore nė kėtė qytet nė perėndim tė Kosovės.

Policia tha se janė dėmtuar njė numėr makinash tė eskortės dhe se nė afėrsi janė dėgjuar edhe tė shtėna me armė zjarri. Sipas saj, tre persona janė arrestuar si tė dyshuar pėr pėrfshirje nė incident.

Partia e zotit Thaēi akuzoi pėr incidentin AAK-nė dhe udhėheqėsin e saj Ramush Haradinajn, ndėrkohė qė kjo e fundit e bėri pėrgjegjėse PDK-nė pėr, siē tha, keqpėrdorim dhe abuzim me njė numėr nxėnėsish tė qytetit.

Incidenti u dėnua nga institucionet vendase dhe ato ndėrkombėtare qė bėnė thirrje pėr qetėsi dhe pėrfundim tė njė procesi zgjedhor nė mėnyrė demokratike.

 
 
LOKALE
Dėnohet incidenti nė Deēan
12 nėntor 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake