|
Bllokimi i reformės nė drejtėsi ndez polemika
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Nė Shqipėri po vijon konfliktualiteti politik me opozitėn nė protesta pėr ēėshtjen e zgjedhjeve.
PS me aleatėt e saj tė majtė dhe tė djathtė ka organizuar protestė nė qytetin e Korēės, si pjesė e strategjisė sė denoncimit, sipas opozitės, tė parregullsive dhe manipulimit tė zgjedhjeve tė qershorit. Ky ishte manifestimi i pestė i organizuar nga opozita, ku njė ndėr oratorėt mė aktivė kundėr qeverisė sė kryeministrit Sali Berisha ėshtė ish-i burgosuri politik dhe njė kohė bashkėpunėtor i zotit Berisha, Spartak Ngjela. Nė kėto protesta, opozita dhe aleatėt e saj po pėrpiqen tė argumentojnė se pushteti ėshtė i frikėsuar nga hapja e kutive tė votimit. Hapja e kutive tė votimit Hapja e kutive ėshtė kėrkesa kryesore e opozitės e cila thotė se beson se brenda kutive fshihet e vėrteta e vullnetit tė shprehur nga zgjedhėsit. Domethėnė opozita nė kėtė fushatė kėrkon tė thotė se rezultati i shpallur i zgjedhjeve ėshtė i ndryshėm nga ai qė do tė tregonin dokumentet zgjedhore tė mbyllura nė kutitė e votimit. Qeveria i ėshtė pėrgjigjur qė nė fillim kėsaj kėrkese me ftesėn pėr opozitėn qė tė zerė vendet qė i takojnė, sipas rezultatit tė shpallur, nė parlament dhe le tė hetohet pėr zgjedhjet. Por qeveria nėnvizon se nuk mund tė pranojė kėrkesa anti ligjore. Si tė tillė qeveria konsideron vėnien nėn hetim tė vendimeve tė kolegjit zgjedhor, lidhur me zgjedhjet. Qeveria dhe opozita nuk kanė lėvizur prej kėtyre pozitave qė prej mė shumė se dy muaj tashmė. Faktori ndėrkombėtar ka ndėrhyrė nė mėnyrė diplomatike duke pėrcjellė qartė mesazhin se opozita duhet ta braktisė protestėn e rrugės dhe tė angazhohet nė dialogun apo betejėn politike brenda parlamentit. Por bojkoti i parlamentit nga opozita vazhdon dhe kjo situatė ka krijuar pengesa nė funksionimin normal tė hallkave tė shtetit dhe qeverisjes. Ndikimi mbi sistemin e drejtėsisė Sistemi i drejtėsisė duket mė i prekuri nė kėtė drejtim. Autoritetet e drejtėsisė kanė hyrė nė njė debat lidhur me mėnyrėn e zėvendėsimit tė disa anėtarėve tė kėshillit tė lartė tė drejtėsisė, tė cilėve u ka mbaruar mandati. Ligji pėrkatės, ai i funksionimit tė konferencės gjyqėsore, organit qė i zgjedh anėtarėt e kėshillit tė lartė tė drejtėsisė, ėshtė i pezulluar nga gjykata kushtetuese. Njė pjesė e gjyqtarėve propozojnė qė konferenca tė vetėadministrohet deri sa tė bėhet njė ligj i ri. Por ligji i ri kėrkon votat e opozitės. Njė pjesė tjetėr kundėrshton kėtė zgjidhje qė anashkalon ligjin qė duhet tė miratohet. Debati duket se ėshtė futur nė njė rrugė pa krye. Ministri i drejtėsisė, Bujar Nishani ka pohuar se reforma gjyqėsore ėshtė e bllokuar. Tė paktėn 5 ligje tė rėndėsishme pjesė e kėsaj reforme, nuk mund tė miratohen pa votat e deputetėve tė opozitės. Situata nuk ėshtė normale dhe kjo po theksohet sa mė shumė kalon koha. Gazetari Lorenc Vangjeli pėr BBC thotė: "Pėr momentin vetėm njė gjė besoj se ėshtė e sigurtė- Shqipėria ndodhet nė krizė. Njė shoqėri demokratike aq mė tepėr njė shoqėri e brishtė si e jona nuk mund ti lejojė vetes luksin qė tė zhvillojė kaq gjatė jetėn e saj institucionale pa opozitėn ose pėrkthyer ndryshe pa pjesmarrjen e gjysmės sė popullsisė sė vendit, tė publikut shqiptar nė qeverisje. Kjo nuk ėshtė njė gjėndje normale, ėshtė njė gjėndje e padurueshme do tė thosha dhe do tė ishte mirė tė mbaronte njė orė e mė parė." Situatė jo normale qė po pėrkeqėsohet sheh edhe gazetari Lutfi Dervishi: "Situata e tanishme nuk flet pėr njė normalitet politik, flet pėr njė normalitet institucional, nuk flet edhe pėr njė normalitet social edhe pėr tė ardhmen. Sė pari gjysma e parlamentit ėshtė bosh. Tė kujton mė tepėr njė grup parlamentar tė njė partie sesa njė parlament apo institucion ku debatohet dhe miratohen ligje. Ne pamė se fundmi qė dhe pushteti gjyqėsor mund tė paralizohet pėr shkak tė gjysmės bosh tė parlamentit, sepse ligjet pėr gjyqėsorin nė mėnyrė qė tė funksionoj sistemi i drejtėsisė kėrkojnė njė votim tė cilėsuar prej 3/5." Mbushen tashmė 2 muaj nga dita e formimit tė qeverisė dhe po aq nga nisja e bojkotit tė parlamentit nga opozita. Pra njė nga mekanizmat kyē tė demokracisė ėshtė praktikisht nė kolaps. Dhe sot pėr sot nuk shihen shenja tė ndryshimit tė tendencės. Lutfi Dervishi thotė: "Prognoza nė kėto situata ėshtė e errėt dhe e zymtė do tė thoja, ēka do tė thotė qė ne presim mė shumė polarizim politik, mė tepėr tensionim politik, mė tepėr akuza politike ose njė ping-pong akuzash nga pozita dhe opozita dhe druaj se jemi nė njė situatė tė pafavorshme e do duhet patjetėr tė gjendet njė rrugė pėr tė kthyer normalitetin nė vend." Po pse tė mos hapen kutitė dhe tė merret vesh se ēka brenda tyre pyesin mė sė shumti ata qė politika nuk u intereson drejtpėrdrejt, por qė shqetėsohen se pėrse jeta politike dhe publike ėshtė e mbushur mė kaq konfliktualitet. Por, natyrisht, nuk ėshtė njė operacion i thjeshtė. Gazetari Lorenc Vangjeli: "Palėt duhet tė ulen sa mė parė. Ēėshtja tek kutitė ka dy zgjidhje tė mos hapen dhe historia tė vazhdojė edhe mė tej kėshtu siē jemi nė krizė, apo tė hapen dhe tė shikojmė si ėshtė e vėrteta qė ndodhin ato. Gjithė pjesa tjetėr ėshtė diskutim proēedure. Kėtu bėhet fjalė pėr njė sfidė tė sė vėrtetės, pėr njė sfidė qytetare ndaj asaj ēfarė ka ndodhur. Ėshtė e drejta mė normale dhe mė minimale e mundshme pėr tė ditur se ēka ndodhur. Tė mendojmė njė ēast tė kundėrtėn e asaj qė mendon opozita, pra hapen kutitė dhe nuk ka asgjė tė parregullt nė to. Atėhere do tė shikonim qė kjo ishte njė sfidė e zhbėrė dhe Shqipėria do tė vazhdonte qetėsisht rrugėn e saj drejt zhvillimit." Hapja e kutive do ta vinte nė pozitė tė vėshtirė njėrėn prej palėve. Nėse nuk do tė kishte kurrfarė parregullsie, opozita do tė ulte kokėn dhe do tė merrte rrugėn pa zė drejt parlamentit. Por, nė rastin e kundėrt, qeveria nuk do ta bėnte gjumin e qetė pėrballė njė opozite tė armatosur me njė argument shumė tė fortė: mashtrimin elektoral. Ja pėrse ėshtė nė pikėpyetje se deri kur dhe si do tė zgjidhet ajo qė tashmė ėshtė me plot gojėn njė krizė politike nė Shqipėri. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||