|
Rada Trajkoviq akuzon Beogradin
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Njėra nga udhėheqėset e serbėve tė Kosovės Qendrore, Rada Trajkoviq, i tha BBC-sė se zgjedhjet lokale tė 15 Nėntorit paraqesin
njė rast pėr mbijetesėn e serbėve nė hapėsirat e Kosovės. Nė tė kundėrtėn, tha ajo, serbėt do tė detyrohen tė ikin.
Zonja Trajkoviq vlerėsoi se serbėt e Kosovės kanė nevojė tė fitojnė njė udhėheqėsi qė do tė jetė e pranuar dhe qė do tė vendos kushtet pėr Beogradin, Prishtinėn dhe bashkėsinė ndėrkombėtare, qė sipas saj, do tė ishte nė funksion tė mbrojtjes sė serbėve dhe tė interesave tė tyre. Ajo akuzoi njė pjesė tė udhėheqjes sė serbėve tė Kosovės dhe Beogradin zyrtar pėr njė, siē e quajti, fushatė kundėr zgjedhjeve lokale nė Kosovė. Arbėr Vllahiu bisedoi me zonjėn Trajkoviq dhe fillimisht e pyeti nėse zgjedhjet lokale nė kosovė janė vėrtetė njė udhėkryq pėr serbėt e Kosovės? Trajkoviq: Fillimisht mendoj se serbėve nė hapėsirat e Kosovės u duhet njė institucionalizim i njohur ndėrkombėtarisht qė do tė jetė legjitim dhe ligjor. Dhe, gjithashtu u duhen proceset politike brenda vetė bashkėsisė serbe. Me siguri se kemi njė monopol tė njė grupi tė caktuar tė njerėzve qė nuk ka kaluar pėrmes njė cikli zgjedhor qė nėnkupton zgjedhje nė gjithė hapėsirėn e Kosovės dhe askush nga ne nuk ka tė drejtė tė flas nė emėr tė bashkėsisė serbe nė njė mėnyrė ligjore, legjitime dhe nė njė mėnyrė institucionale tė pranuar edhe nga bashkėsia ndėrkombėtare, por edhe nga institicucionet nė Prishtinė dhe Beograd. Ne kemi nevojė tė fitojmė udhėheqėsi qė do tė jetė e pranuar dhe qė do tė vendos kushtet e saj edhe pėr Beogradin, edhe pėr Prishtinėn por edhe bashkėsinė ndėrkombėtare e qė do tė ishte nė funksion tė mbrojtjes sė serbėve dhe tė interesave tė tyre pėr mbijetesė nė kėto hapėsira. Nė kėtė rrafsh, mendoj se zgjedhjet janė shumė tė dėshirueshme dhe nė tė kundėrtėn frikėsohem dhe nė tė vėrtetė krejt kjo mė pėrkujton njė kohė para zgjedhjeve nė Republikėn Serbe tė Krainės, kur shkoninn njerėzit nga Beogradi tė mbanin mitingje, ku flisnin se nėse dilni nė zgjedhje do tė humbni Beogradin. Serbėt e Kosovės nuk duan tė ndahen nga Beogradi dhe ai nuk ka tė drejtė tė heqė dorė nga serbėt. Mendoj se njė fushatė e hapjes sė mediave nė Beograd do tė ishte e mirėseardhur qė tė paraqitet nė njė mėnyrė tė menēur dhe demokratike pėrcaktimi i serbėve dhe lobimi pėr daljen e serbėve nė zgjedhje. BBC: A mundet qė kjo ndarje nė mes vetė serbėve tė ketė ndikim nė pjesėmarrjen e tyre nė zgjedhje? Trajkoviq: Aktualisht dhe pėr fat tė keq fushata mė e madhe vjen nga udhėheqėsit e vetėqeverisjes lokale qė kanė dalė nga zgjedhjet serbe nė tė gjitha nivelet. Mendoj kėtu edhe pėr ata nė veri dhe pėr ata qė ndodhen nė enklava. Ata po bėjnė presion, qė tė mos them respresion, mbi popullatėn, po pėrhapin dezinformata dhe po zhvillojnė fushatė qė nė thelb ka pėr qėllim ruajtjen e privilegjeve tė tyre pėrmes pėrkrahjes sė Beogradit pėr kėto institucione jofunksionale, kurse nė anėn tjetėr po e mbysin idenė se kėto zgjedhje vėrtetė paraqesin njė rast pėr mbijetesė tė serbėve nė hapėsirat e Kosovės. Nė tė kundėrtėn, kam frikė se serbėt do tė detyrohen tė ikin. BBC: KQZ-ja ka paralajmėruar hapjen e vendvotimeve alternative pėr vendbanimet serbe nė rast tė pengesave. A flet kjo pėr njė lloj pengese qė strukturat paralele do tė mund tė bėnin pėr vendvotimet legjitime? Trajkoviq: Krejt varet nga vendimi i Beogradit. Nėse Beogradi iu thotė institucioneve tė caktuara, si janė shkollat, qė kryesisht kanė qenė vende pėr votime, se nuk mund tė dilet, atėherė me siguri do tė jetė ky rasti i vetėm qė serbėt tė dėshmojnė vullnetin e tyre demokratik, e qė unė nuk do tė doja. Nga ana tjetėr po krijohet njė mundėsi qė pėr mua ėshtė e pranuar qė ndoshta serbėt tė mos votojnė nė vendet e tyre nga frika se fqinjėt mund t'i paraqesin dhe me siguri se do tė ketė njerėz kujdestarė qė merren me hartimin e listave dhe qė luajnė rolin e njerėzve tė shėrbimeve tė caktuara qė do tė ofrojnė emrat e njerėzve, tė cilėt do tė dalin nė vendvotime. Kjo pėr njė pjesė tė njerėzve paraqet frikė dhe nė fakt kjo ėshtė njė ide e mirė. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||