|
Komisioni Europian shqyrton buxhetin grek
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Ministri grek i financave do tu paraqesė tė martėn homologėve tė vet nė Bruksel planin e Greqisė pėr reduktimin e deficitit
buxhetor. Analistėt vendas nuk e pėrjashtojnė qė komisioni europian tė marrė masa disiplinore ndaj Greqisė, ndėrsa presidenti
i bankės qendrore europiane, Zhan Klod Trishe ka theksuar se shifrat pėr deficitin qė ka ofruar shėrbimi statistikor grek
kanė problem kredibiliteti.
Ministri grek i financave, Jorgos Papakonstandinu do tė ketė njė betejė tė vėshtirė nė pėrpjekje qė tė bindė homologėt e tij se masat qė do tė shoqėrojnė buxhetin e vitit tė ardhshėm, mundėsojnė reduktimin drastik tė deficitit buxhetor, qė parashikohet tė arrijė nė 12, 5% deri nė fund tė 2009-s. Para takimit, ministri u shpreh optimist se Komisioni Europian do ti japė Greqisė njė shtyrje afati, teksa programi i stabilizimit tė ekonomisė greke do tė ketė, siē tha, afate konkrete dhe objektiva afatmesėm nė drejtim tė uljes sė deficitit. Ministri Papakonstandinu tha se plani qeveritar qė synon pėrmirėsimin e financave publike ėshtė realist dhe i zbatueshėm. Por analistėt vendas mendojnė se kjo nuk do ta pengojė Komisionin Europian qė tė fillojė procedurėn e masave disiplinore ndaj Greqisė. Nuk ėshtė vetėm dobėsia e treguar gjatė gjithė vitit pėr tė frenuar rritjen e deficitit buxhetor. Brukseli ėshtė tepėr i pakėnaqur nga shifrat qė orfoi shėrbimi statistikor grek. Nė fund tė muajit tė kaluar, Komisioneri Europian pėr Financat, Joakin Alamunia, kishte shprehur shqetėsimin pėr mospėrputhjen e shifrave tė deficitit buxhetor qė kishte dhėnė Athina. Ai kishte shtuar se Komisioni do tė hetonte pėr tė gjetur nivelin e vėrtetė tė deficitit. Ministri vendas i financave, tha se qeveria e mėparshme i kishte manipuluar kėto shifra nė prag tė zgjedhjeve. Sipas vetė ministrit, nė korridoret e Komisionit Europian e cilėsojnė si anekdotė shėrbimin statistikor grek, dhe kėrkojnė shndėrrimin e kėtij shėrbimi nė njė institucion krejt tė pavarur nga qeveria, ēka Athina e konsideron si tė pamundur. Por edhe presidenti i bankės qendrore europiane, Zhan Klod Trishe, ka sugjeruar mėvetėsimin e shėrbimit statistikor. Nuk ka mundėsi tė kemi shifra qė nuk mund tu besojmė, tha kryebankieri europian, nė njė intervistė qė u transmetua tė hėnėn nė mbrėmje nga njė televizion gek duke theksuar se ka problem kredibiliteti me statistikat e Greqisė. Edhe ai theksoi nevojėn e mėvetėsimit tė shėrbimit statistikor. Sa i pėrket deficitit buxhetor, zoti Trishe e cilėsoi atė si njė rast ekstrem dhe njė deficit aspak tė natyrshėm. Ai paralajmėroi pėr vendosjen e ekonomisė greke nė njė proces mbikqyrjeje tė rreptė, tė ngashėm me atė qė do tė zbatohej nėse
Greqia i drejtohej Fondit Monetar Ndėrkombėtar, ēka presidenti i bankės qendroe europiane nuk e pėrjashtoi. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||