|
Meta takon kreun e NATO-s dhe komisionerin Rehn
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Zėvendėskryeministri dhe ministėr i Jashtėm Ilir Meta do tė takohet tė martėn pas dite me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė NATO-s
Rasmussen si dhe do tė asistojnė nė njė forum pėr integrimin e Ballkanit Perendimor nė Bashkimin Europian.
Korrespondenti i BBC-sė nė Bruksel bėn tė ditur se tė mėrkurėn shefi i diplomacisė shqiptare do tė pritet nga Komisioneri i BE-sė pėr Zgjerimin Olli Rehn Nė qendėr tė vėmendjes pritet tė jetė ēėshtja e liberalizimit tė vizave dhe ajo e marrjes sė statusit tė vendit kandidat pėr Shqipėrinė. Korrespondenti thotė se Presidenca suedeze, sa i pėrket kėsaj tė fundit, tashmė ka pėrgatitur njė qėndrim tė cilin Kėshilli i BE-sė duhet t'ia kalojė Komisionit Evropian me qėllim tė marrjes sė vendimit. Kjo po vonon nė pritje tė po-sė gjermane e cila deri tani ka zvarritur marrjen e vendimit me arsyetimin se pėrgjigjen do ta japė pas ndryshimeve kushtetuese tė bėra nė kėtė vend dhe konstituimit tė komisioneve tė Bundestagut. Zyrtarėt shqiptarė janė deklaruar se brenda muajti nėntor pala shqiptare do tė pėrmbushė njė pjesė tė rėndėsishme tė detyrimeve qė lidhen me kėto procese, por opozita nga ana e saj shpreh dyshime nėse njė gjė e tillė do tė arrihet. Komisioni Europian nuk e ka pėrfshirė Shqipėrinė nė propozimin e tij pėr liberalizimin e vizave me disa nga vendet e Ballkanit Perėndimor nė fillim tė vitit tė ardhshėm, ndėrkohė qė aplikimi i saj pėr statusin e vendit kandidat pėr anėtar tė BE-sė nuk ėshtė shqyrtuar, ndonėse ėshtė paraqitur qė nė muajin prill tė kėtij viti. Kjo ėshtė vizita e parė nė Bruksel e zotit Meta qė kur ai erdhi nė krye tė diplomacisė shqiptare afro dy muaj mė parė. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||