|
Muri i Berlinit dhe Kosova
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Ishte njė metaforė e ndarjes qė po shembej dhe pėr njė popull tė ndarė siē ishte populli shqiptar dhe pėr lėvizjen tonė ēlirimtare
qė ishte shprehje e kėsaj padrejtėsie tė madhe, skishte si tė mos pėrjetohej si njė fitore shpirtėrore, si njė fitore morale
e projektit tė lirisė,"- thotė ish i burgosuri politik Hydajet Hyseni.
1989-ta kur u shemb Muri i Berlinit pėrkon me shumė ngjarje historike pėr Kosovėn. Atė vit filluan protestat masive tė shqiptarėve kundėr asaj qė cilėsohej politikė represive e Serbisė ndaj Kosovės e qė kulmuan me grevėn e minatorėve tė kombinatit Trepēa. Kėta tė fundit u ngujuan tetė ditė rresht nė horizontet e minierės sė Stan-Tėrgut, nė mbrojtje tė pozitės kushtetutese tė Kosovės. Fjalimi nacionalist i kryetarit tė atėhershėm tė Lidhjes sė Komunistėve tė Serbisė, Sllobodan Millosheviq para rreth 1 milion serbėve tė mbledhur nė Gazimestan afėr Prishtinės, do ti paraprinte pėrmbysjes sė gjithė sistemit kushtetues dhe politik tė Kosovės. Lajmin pėr rėnien e Murit tė Berlinit, ish i burgosuri politik, sot deputet, Hydajet Hyseni e mori sa ishte nė burgin e Nishit, ku vuante dėnimin shumėvjeēar. Lajmin e prita nė Burgun e Nishit, njė burg ky i tmerrshėm, brenda grilave qė na ndanin nga familjet tona, nga prindėrit e mi, nga gruaja e nga fėmijėt e mi. Murin e Berlinit e konsideronim pėr njė kohė edhe si njė metaforė tė njė barriere tė egėr qė ndante atė tė pandashmen, qė ndante njė komb nė dysh, ndante familjet, vėllain nga vėllai, motrėn nga motra, ndante tė dashurit dhe fėmijėt. Dhe, kjo pėr njė lėvizje si ishte kjo e jona, qė ishte njė lėvizje ēlirimtare e njė populli tė ndarė poashtu, skishte si tė mos eksploatohej maksimalisht, prandaj edhe e gjeni vazhdimisht tė pėrdorur shembullin e ndarjes sė Gjermanisė si njė shembull tjetėr tė njė padrejtėsie tė madhe, tha z.Hyseni. Shembja e murit tė Berlinit, i cili ndau pėr tri dekada gjermanolindorėt nga gjermanoperėndimorėt, do tė frymėzonte lėvizjen e atėhershme tė shqiptarėve tė Kosovės tė ishte mė kėmbėngulėse pėr ndaljen e padrejtėsive qė po bėheshin ndaj tyre, kujton ish i burgosuri politik, Hydajet Hyseni. Ishte njė metaforė e ndarjes qė po shembej dhe pėr njė popull tė ndarė siē ishte populli shqiptar dhe pėr lėvizjen tonė ēlirimtare qė ishte shprehje e kėsaj padrejtėsie tė madhe, skishte si tė mos pėrjetohej si njė fitore shpirtėrore, si njė fitore morale e projektit tė lirisė, si njė inkurajim pėr lėvizjen qė atėherė po mbijetonte njė goditje vėrtetė tė egėr tė njė aparati tė tmerrshėm represiv dhe po ringjallej si sfeniksi, taman nga hiri, nga shkrumbi. Rėnia e Murit tė Berlinit skishte si tė mos rezultonte me njė shpėrthim tė ri tė lėvizjes sonė, siē edhe ndodhi me lėvizjen e vitit 89, viteve 90-ta e qė pastaj kulmoi me epopenė e ushtrisė ēlirimtare qė edhe u kurorėzua me njė lloj shembje tjetėr tė Murit tė Berlinit, kujton atė periudhė z.Hyseni. Ėshtė paradoksale, thotė ai, qė nė kohėn kur nė Evropė po shembeshin muret qė ndanin popujt, siē ishte ai i Berlinit, nė Ballkan po krijoheshin ndasi tė reja, qė rezultuan me shpėrthimin e konflikteve tė armatosura nė ish Jugosllavi. Ngjarjet e vitit '89 do tė shėnojnė njė etapė tė re pėr gjithė Evropėn. Fėmijėt europianė tė kėtij brezi, do tė mund tė ndjehen me fat qė kanė lindur nė njė vit kaq historik. Flandra Syla ėshtė studente e shkencave politike nė Universitetin e Prishtinės. Asaj i bėn shumė pėrshtypje qė ka lindur pikėrisht nė vitin kur ishte shembur Muri i Berlinit. Data ime e lindjes ėshtė 28 qershor dhe pėrvec Murit tė Berlinit, e ka edhe specifikėn tjetėr tė 600 vjetorit tė Betejės sė Kosovės, dicka mė tė cilėn ėshtė lidhur fati ynė dhe janė interpretuar shumė gjėra mė vonė. Por edhe nė kontekstin e Murit tė Berlinit sigurisht mė bėn shumė pėrshtypje pasi unė kam ardhur nė jetė nė kohėn kur nė shprehja ka ardhur liria dhe kur kanė ndryshuar shumė gjėra nė nivelin global, shprehet Flandra. Ajo thotė se ndjehet keq kur e krahason veten me fėmijėt tjerė tė brezit tė saj qė jetojnė nė ndonjė shtet evropian. Nėse do tė kisha lindur diku tjetėr, do tė konsideroja veten me shumė fat qė i takoj brezit tė 89-tės. Nėse e shikoj identitetin tim, si identitet evropian do tė thoja qė ėshtė fat qė kam lindur nė njė vit tė ndryshimeve tė mėdha pėr Evropėn, por si shqiptare 89-ta nuk mund tė quhet njė vit i fatit. Pėrkundrazi, nė kohėn kur bota po pėrjetonte revolucione drejt lirisė, ne ishim nė pikėn e evolucionit tonė pėr ta kėrkuar tė drejtėn tonė pėr liri dhe nuk po mund ti afroheshim asaj. Unė kam lindur nė njė ditė qė fare thjesht mund tė mos kisha lindur apo tė kisha ardhur nė kėtė botė e vdekur, meqė ishte njė ditė e njė proteste shumė tė madhe nė Gazimestan, thekson Flandra Syla. Ngjarjet nė Gjermani para 20 vitesh dhe ato nė Kosovė ishin diametralisht tė kundėrta, por tė dy popujt i bashkonte dėshira pėr tė jetuar tė lirė dhe pa barriera fizike. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||